VIDEO/ Presionet dhe kercënimet nga banditët e Bashës, Rizaj: Deputetët konfirmuan dhunën

19:16, 12/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari i SYRI TV, Ermal Rizaj ishte një prej dëmshitarëve okularë teksa banditët e Lulëzim Bashës dhunuan deputetë dhe gazetarë në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike disa ditë më parë.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon, Rizaj tregon sesi gazetarët u kërcënuan nga mercenarët në rast se kjo ngjarje dokumentohej me pamje filmike.

“Bëhet fjalë për disa makinacione, lëvizje që kanë ndodhur pas mëngjesit të dhunshëm, me dhunë verbale, ofendime ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

E them me bindje këtë, persona të cilit ishin mbështetës të zotit Basha në seli në 8 janar  kanë qënduar aty nga ora 5 e pasdites deri në orën 3 të mëngjesit. Janë falenderuar, janë shtrënguar duart në fund nga zoti Alibeaj e disa anëtarë të tjerë dhe kanë bërë atë që ne e kemi ndjekur, kanë ofenduar deputetë, i kanë shantazhuar, i kanë ofenduar nga familiarët e tyre, kanë ofenduar gazetarët pse dokumentonin ngjarjen sepse  nuk kanë dashur që kjo ngjarje të dokumentohet me pamje filmike, me audio, me foto.

Unë kam qënë aty prezent, i kam dëgjuar, pavarësisht se zoti Basha u shpreh se kjo ngjarje nuk ishte as dhunë . Ky është qëndrim i tij, por kur unë bashkë me kolegët e mij falenderohemi nga zoti Gështenja që u shpreh “ishin gazetarët sepse mund të ishim dhunuar”, falënderohemi nga zoti Korreshi që tha “ishin gazetarët sepse mund të ishim goditur” nga persona që i shkonin me makina të shtrenjta nga pas dhe frenonin tek këmbët e tyre dhe u bënin presion duke thënë ‘pse ju nuk votoni propozimin që fillimisht të zgjidhet drejtuesi i partisë e më pas të ketë zgjedhjet në organet e tjera’ për kryetar i degës apo anëtarësia e me rradhë.

Por kjo ka qënë ajo që ka ndodhur atë ditë. Ka qënë një javë e tensionuar, dhe kjo javë e tensionuar sjell sërish këtë situatë ditën e sotme” u shpreh Rizaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco