Meksi: Ka një mënyrë që PD të marrë vulën dhe pezullojë zgjedhjen e kryetarit nga Basha

19:07, 12/06/2023
A+ Aa A-

Avokat Redon Meksi ka propozuar një zgjidhje ligjore për Partinë Demokratike të drejtuar nga z. Sali Berisha, të cilën, grupi i "vulës" e ka futur në një kaos gjyqësor, përfshirë edhe aktin më të fundit të dramës Basha-Alibeaj, shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të PD-së.

Redon Meksi, i ftuar në debatin e gazetares Sonila Meço së bashku me analistin Sami Neza dhe gazetarin e SYRI TV, Ermaj Rizajn, propozoi “një mënyrë shumë më të thjeshtë për zgjidhur situatën”.

Meksi në fillim tha se “duhet të kishte një rregullore të brendshme të PD-së, sipas statusit si të “vulës” dhe të statusit të PD-së, një rregullore të brendshme që mungon. Ajo rregullore e brendshme do të rregullonte mënyrën se si zgjidhet kryetari. Në të dyja rastet kjo rregullore e brendshme nuk është miratuar kurrë, as nuk është përpiluar kurrë, nuk është çuar as si draft kurrë, por është lënë me dashje evazive që këto të zgjidhen herë pas here, të zgjedhin personat që kanë dëshirë."...

... Tani kemi dhe një problem tjetër, - vërejti avokati.  . Ne duhet të ndajmë, të mos futemi tek ky rrjeti vicioz. E para: do të ketë betejë për marrjen e vulës që është pika e parë apo do të krijohet Parti e re Demokratike nga ana e Berishës dhe anëtarët e tjerë kryesorë të PD-së?!

Nëse do të ketë betejë, ka një mënyrë shumë më të thjeshtë për të zgjidhur situatën e sotshme. Ne sot jemi në një gjyq që është në shkallë të parë, sepse Gjykata e Apelit vendosi që të rikthehej në shkallë të parë, i cili do të vendosë themelin kujt i takon partia: domethënë, a ishte Kuvendi i mbledhur më 11 dhjetor, i rregullt apo jo?!  Pra, anëtarët e Kuvendit, a zgjodhën ndryshimin e statutit dhe zgjodhën nga pas, këtë Këshill Kombëtar të ri etj. apo jo?!

Në qoftë se jemi në këtë pikë, Partia Demokratike sot , pra ajo e Kuvendit, e 2021-shit, mund t’i drejtohet gjykatës, këtij gjyqtari që i ka rënë çështja e zgjidhjes e të kërkojë pezullimin e zgjedhjeve se thotë “ne jemi një proces sot për zgjedhur kush është Kuvendi, kush është anëtarësia, kush është Këshilli Kombëtar. Këta s’mund të bëjnë zgjedhje për kryetar përsa kohë ti ke çështje në gjykim, prandaj pezulloje këto zgjedhje."

Në qoftë se jep vendim gjykata që nuk do të bëhen zgjedhje për kryetar (që ka vendosur Lul Basha me të tjerë) s’ka çfarë të bëjë më Lul Basha.

Prandaj, veprimi duhet të bëhet nga ana e PD-së “së numrave”, jo zyrtares që po flasim. Këta do të veprojnë ligjërisht - “kërkojmë pezullimin” - nëse kanë interes të mbajnë vulën. Nëse nuk duan të mbajnë më vulën, pastaj është e kotë të merresh më, ata le të bëjnë çfarë të duan, se ata nuk kanë asgjë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco