Kaceli: Berluskoni ishte një mik i shqiptarëve dhe një antikomunist i paepur

16:50, 12/06/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin  e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi ishte aktivistja dhe përkthyesja, Keda Kaceli.

Kaceli është shprehur se ndarja nga jeta e ish presidentit italian Berluskoni është një lajm i trishtë pasi ka punuar pa reshtu dhe i ka dashur shumë shqiptarët në të gjithë periudhën e tij si drejtues i shtetit italian.

Berluskonin e kam takuar shumë herë, në vitin 2007 isha një nga të përzgjedhurit ku shkuam në Itali për një kurs politik dhe ditën që morëm diplomat ishte vetë ai që na i ka dorëzuar. Berluskoni ëndërronte të jetonte gjatë dhe madje kishte investuar mjaftueshëm në studime se si zgjatet jeta e njeriut. Ikja e tij ishte aq e qetë dhe pabujshme ndryshe nga jeta e tij shumë e bujshme. 

Kur jam takuar me të i kam shprehur të gjithë konsideratën time dhe i kam treguar që jam nga Shqipëria nga një vend ish-komunist sepse duhet të kujtojmë se Berluskoni ishte nja anti komunist i paepur. Në atë takim i kam kërkuar që të lexojë veprën e At Zef Pllumit pasi sa e kisha përkthyer në gjuhën italiane dhe pasi shanci na dha mundësinë të ritakoheshim Berluskoni ishte i tronditur nga leximi i atij libri dhe tregoj që e kishte lexuar më shumë vëmendje.

Berluskoni gjithmonë kishte si kryefjalën e tij lirinë ku e bëri dhe himnin e tij në partinë ku qeverisë Italinë për shumë vite me radhë, ai e donte shumë Shqipërinë dhe i donte shumë shqiptarët. Ai loboi shumë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ka punuar shumë që Shqipëria të futet në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco