VIDEO-SYRI TV/ Meta: Rritja e pagës 900 euro, manovër elektorale

16:43, 12/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi manovër elektorale premtimin e qeverisë për rritjen e pagës 900 euro. Sipas tij miratimi në Kuvend u rritjes së rrogave të qeveritarëve dhe administratës publike është bërë pa analizë të thelluar ekonomike, është selektiv dhe thellon pabarazinë sociale në vend.

Nga SYRI TV

Manovër elektorale e cilëson kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta premtimin e qeverisë për rritjen e pagës 900 euro. Në një dalje për mediat, Meta deklaroi se Rama miratoi ligjin për rritjen e rrogave pa analizë të thelluar ekonomike, dhe ky hap sipas tij nuk ka asnjë lidhje me reformën e pagave, por u bë për qëllime të pastra zgjedhore.

Sakaq Meta kundërshtoi edhe vendimin për rritjen e rrogave të qeveritarëve, dhe administratës publike që sipas tij ishte i nxituar, selektiv dhe thellon edhe më tej pabarazinë.

Sipas ish-presidentit, Shqipëria është e fundit në rajon për tërheqjen e investitorëve të huaj, e po kështu edhe vendi dhe vendi me të ardhurat më të ulëta në buxhet.

Meta akuzoi Kuvendim se nuk ka marrë parasysh propozimin e PL, për rritje te qëndrueshme te pagave në funksion të indeksimit sipas inflacionit, ku çdo qytetarë do të mund të përfitonte nga ndihma ekonomike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco