Bardhi kërkoi mbledhjen sipas statutit/ Çollaku: KK-në nuk e mbledhim dot sepse s’na vijnë më anëtarët

Bardhi kërkoi mbledhjen sipas statutit/ Çollaku: KK-në nuk e mbledhim dot sepse s’na vijnë më anëtarët

15:22, 12/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka folur për situatën në parti.

Në një deklaratë për mediat, Çollaku tha se duhet t’i hapet rruga sa më shpejt zgjedhjes së kryetarit të ri, por ka një vakancë në gjysmën e anëtarë të Këshillit Kombëtar pasi nuk i vijnë anëtarët.

Çollaku: Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në gjysmën e anëtarë të Këshillit, kështu që nuk ka çfarë të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar.

Statuti i PD por dhe ne jemi dëshmitarë që dhe vendime të tjera, të cilat në bazë të statutit do duhej të kalonin nga Këshilli, por gjysma e tij nuk funksionon, jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhen masa të jashtëzakonshme. Vota e 14 majit, dha sinjalin se mbështetësit presin që këto probleme të brendshme të mbyllen sa më shpejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco