SYRI TV/ Rama shpërblen Bashën, përfaqësuesi i vulës merr post nënkryetar këshilli me vota të PS

15:09, 12/06/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë nisur shpërblimin e dyshes Basha-Alibeaj pas zgjedheve të 14 majit. Në konstituimin e Këshillit Bashkiak në Fier, me votat e Partisë Socialiste janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetari i majtë, ndërsa nënkryetari i dytë, edhe pse shumicën në opozitë e ka koalicioni Bashkë Fitojmë, nënkryetar u zgjodh përfaqësuesi i dyshes Basha-Alibeaj.

SYRI TV

Pas shërbimit që i bëri në zgjedhjet e 14 majit, Lulzim Basha dhe grupi i drejtuar prej tij, po merr shpërblimet nga Edi Rama. Këtë të hënë, në bashkinë e Fierit u mbajt mbledhja e parë konstituese e Këshillit të Ri bashkiak, ku u zgjodh kreu i Këshillit dhe dy nënkryetarët e tij, ku njërin nga këto poste, e ka marrë pikërisht përfaqësuesi i Lulzim Bashës.

Në garën për nënkryetarët e Këshillit Bashkiak ishin katër propozime, Fatbardha Merkaj nga Partia Socialiste, Ilia Fili nga Koalicioni Bashkë Fitojmë, si grupimi i dytë me më shumë mandate në këshill, Kreshnik Dapi nga PSD dhe Endri Jaupi nga Partia Demokratike e Vulës.

Pas votimit, Kryetare e Këshillit u zgjodh Antoneta Çunaj, ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Fatbardha Merakj nga Partia Socialiste, dhe Endri Jaupaj, i cili u zgjodh këshilltarë nën siglën e Partisë Demokratike të Vulës në 14 majit, e cila doli forcë e katërt në 14 maj në bashkinë e Fierit.

Duket se zgjedhja e Endri Jaupaj, si nënkryetar këshilli, përballë kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë, si forca e dytë më e madhe në këshillin bashkiak,  është qartazi shpërblimi direkt i Edi Ramës për Lulzim Bashën. Ky i fundit, ndonëse në hije, por me drejtimin e Alibeajt, nxori kandidate për kryetare bashkie në Fier, në dëm të opozitës, e cila në këtë bashki garoi me kandidatin Evdar Kodheli. Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste mori 33 mandate këshilltarësh në Fier, Koalicioni Bashkë Fitojmë mori 7 mandate, e treta doli PSD e Tom Doshit me 5 mandate, në vend të katërt Partia e vulës e Basha-Alibeajt me 4 mandate dhe nga një mandate PDIU dhe Aleanca e Djathtë Liberale.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco