Maliqi: Makabritetet e ditës së zgjedhjeve në Kuçovë, Policia nuk ju përgjigjej denoncimeve

11:54, 12/06/2023
A+ Aa A-

Ish kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi, i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, tregoi më shumë mbi atë çfarë ai e quajti skandal zgjedhor, të ndodhur më 14 maj në Kuçovë dhe jo vetëm.

Maliqi teksa rrëfeu se kishte denoncuar në Polici rastin e një personi që kërcënonte para qendrës së votimit, dhe se Policia zgjodhi të mos merrte asnjë masë. Sipas ish  kandidatit të opozitës për Bashkinë e Kuçovës, vjedhja dhe manipulimi i votave ka ndodhur në 18 kutitë e fundit.

Çfarë më ndodhi ditën e votimit?! Marr shefin e komisariatit në telefon, i them 'një makinë me targë 262 me xhama të zinj, audi, po kërcënon para qendrës së votimit njerëzit tanë', dhe asnjë reagim. Lëvizte nëpër qendrat e votimit dhe asnjë reagim nga Policia e Shtetit. Rreth orës 23:00 dorëzohen gjithë kutitë, ishin vetëm mbështetësit e mi dhe përtej shpirtërores këta ishin të bindur që nuk fitonin dot, dhe në orën 23:00 vetëm 4 a 5 ishin nga PS dhe mbi 1000 vetë që prisnin fitoren  e ''Bashkë Fitojmë'', të cilët dhe sot thonë që është e habitshme kjo që ndodhi. Në orën 23:00 unë çaj kordonin e Policisë sepse drejtuesi i qendrës së kulturës futet brenda në KZAZ dhe pas 5 minutash nxjerr një çantë, se ça kishte në atë çantë , se ça donte... dhe kështu dhe dy punonjës të tjerë të bashkisë. Ndërkohë më njoftuan nga jashtë KZAZ se është një oficer i policisë  kriminale që është futur në qendrën e kulturës. Ndërhyva përsëri dhe më thanë që nuk është e vërtetë është operatori i KQZ, por nuk ishte ai. Ndërkohë që në orën 23 e 15 minuta anëtarja e KZAZ e PL kundërshton vendimin e KZAZ për ta mbyllur për gjysme orë qendrën, këta thonë që nuk lejohet, dhe ajo erdhi me vrap të më njoftonte mua, dhe ndërkohë që ajo vinte te unë, ata e mbyllën në mënyrë të rrufeshme derën e KZAZ. 
Gjithë skandali ka ndodhur me 18 kutitë e fundit se deri aty isha me 400 e ca vota para, dhe pse përsëri të manipuluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco