Mesazhi i Metës: Kosova, shembull për demokracinë dhe zgjedhjet e lira

Mesazhi i Metës: Kosova, shembull për demokracinë dhe zgjedhjet e lira

10:00, 12/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

‘Gëzuar 24-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur!’, shrkuan Meta në Facebook.

Duke vlerësuar modelin frymëzues të ndërtimit të shtetit më të ri në rajon, Meta shprehu mirënjohjen për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri!

Postimi i plotë:

Gëzuar 24-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur!

Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese europiane dhe euro-atlantike.

Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor! Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien!

Mirënjohje dhe thellësisht falenderues për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco