24-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Rama kujtohet dhe sulmon sërish Kurtin

24-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Rama kujtohet dhe sulmon sërish Kurtin

09:30, 12/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nuk para kujtohet për ngjarjet e mëdha në jetën e shtetit të ri kosovar. Por këtë herë ai iu bashkua sot urimeve në kuadër të ditës së shenjtë të Kosovës, atë të çlirimit të saj, pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s.

Në një reagim në ‘Facebook’, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se aleatët strategjikë të shqiptarëve janë miqtë në ditët më të këqija, ndërsa theksoi se sot është dita për të reflektuar thellë dhe për të nxjerë Kosovën nga qorrsokaku.

Edhe këtë ditë historike, Rama e përdori për të sulmuar qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet e tyre ndaj krizës në veri të vendit.

REAGIMI I RAMËS

Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco