Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Ditëlindja e PS dhe Rama si përfaqësues dinjitoz i etërve të tij

Ditëlindja e PS dhe Rama si përfaqësues dinjitoz i etërve të tij

09:04, 12/06/2023
A+ Aa A-

I vetëdijshëm për veprimtarinë e tij anti-kombëtare ndaj Kosovës.

I vetëdijshëm për të shkuarën e Partisë që drejton, Edi Rama ka uruar sot Partinë Socialiste për ditëlindjen.

Ashtu siç është i kompleksuar për veprimtarinë anti-kombëtare ku e ka futur PS, Rama qëllimisht ka përfshirë në urim gjithë veprimtarinë e Partisë, nga themelimi këtu e 70 vjet kusur.

Partia Socialiste ka një kontribut të madh në shtetin shqiptar që prej themelimit e këtej, por ashtu siç ka kontributin ka edhe dëmet.

Vrasja e kundërshtarëve politikë nga ‘43 deri në ‘90. Mjerimi dhe degradimi ekonomik e social i Shqipërisë së atyre viteve. Bashkëpunimi me Jugosllavinë në dëm të Kosovës… Për të ardhur pas pluralizmit me të njëjtën vijë politike të ndjekur nga Edi Rama në 10 vitet e fundit.

Projekti i ndarjes së Kosovës, Ballkani i Hapur me lider Serbinë, draftet e lloj-lloj thikave në shpinë të Kosovës në ditët e saj më të vështira.

Dhe në politikën e brendshme, anti-kombëtarizmi i Edi Ramës konsiston më shumë në shpopullimin e vendit dhe mjerimin e shqiptarëve në mënyrë të pashembullt gjatë dekadës së fundit.

Për të kuptuar subkoshiencën e Ramës kur ka shkruar urimin lexoni postimin e tij:

MIRËMËNGJES

dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco