Albin Kurti: Qeveria e Kosovës, aleate e pakompromis e BE-së dhe SHBA-së!

Albin Kurti: Qeveria e Kosovës, aleate e pakompromis e BE-së dhe SHBA-së!

12:11, 11/06/2023
A+ Aa A-

Nga fjala e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit sot,  në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën ai e kryeson.

"Nuk është e drejtë të insistohet nga kushdoqoftë se në ndërtesat në komunat veriore të Kosovës na u dashka që kryetari të jetë veçse serb dhe veçse serbët mund të hyjnë në ato ndërtesa. Ndërtesat janë të republikës, nuk mund të jenë të ndara për funksionim sipas përkatësisë etnike.

Nuk ka asnjë ndërtesë publike, asnjë ndërtesë qeveritare asnjë objekt shoqëror, kulturor, ekonomik në Republikën e Kosovës ku mund të hyjë vetëm një etni.

Edhe në qeverinë e republikës, edhe në Kuvendin e republikës, nëpër të gjitha komunat, mund të hyjnë, të dalin, të zgjidhen, të punojnë qytetarët e vendit tonë, pa dallim.

Ndërtesat vetëm për një etni, janë segregacion, janë aparteid.

Ne e kemi përjetuar këtë shumë gjatë në shekullin XX dhe nuk mund ta tolerojmë në shekullin XXI, jo për inat të ndokujt, por për hir të republikës që si sistem shoqëror dhe politik ka bindjen tonë të fuqishme dhe përkrahjen tonë të pa rezervë.

Kosova i qëndron pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në tërë kuptimin e fjalës, politikën anti-Putin, vlerat demokratike e besimin në një të ardhme pa luftë dhe të bazuar në barazinë e drejtësinë e njerëzve.   

Në këtë drejtim, qeveria jonë është aleate e pakompromis edhe e Bashkimit Europian, edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco