‘SPAK zgjohu’/ Maliqi paralajmëron tjetër kallëzim penal: Bashkia e grabitur do ju kthehet banorëve

‘SPAK zgjohu’/ Maliqi paralajmëron tjetër kallëzim penal: Bashkia e grabitur do ju kthehet banorëve

09:18, 11/06/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Kuçovë, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje SPAK të hetojë krimet elektorale të denoncuara dhe ka paralajmëruar tjetër padi penale për krimin shtetëror dhe elektoral të provuar me fakte të pamohueshme.

Duke renditur të gjitha shkeljet flagrante në zgjedhjet e 14 majit, Maliqi thekson në postimin e tij në Facebook se çdo gjë do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërisht.

Postimi i plotë:

SPAK zgjohu! Tjetër kallëzim penal të Hënën! Krimi shtetëror dhe elektoral në Bashkinë Kuçovë i provuar me fakte të pamohueshme. S’keni parë gjë akoma! Komisionierë vëzhgues, numërues, operatorë, punonjës të administratës dhe Bashkisë etj., në shkelje flagrante. Çdo provë në KQZ, “Kolegj Zgjedhor” SPAK dhe organizmat ndërkombëtar. Oligarku Salillari dhe ‘pengu’ i tij Hajdari, falangat e krimit, drejtues dhe ish-drejtues policie, forca Operacionale të urdhëruara nga Çuçi i dështuar, ‘çakulli dhe asfalti elektoral’, joshjet, kercënimet, blerjet, ndihmat, braktisja e detyrës, votimet në grup, fshehja e proces-verbaleve origjinale, kuti pa vula, me kode të ndërruara, fletë votimi bosh e të nxjerra jashtë, persona që votojnë 2-3 herë, drejtues të PS dhe të Bashkisë duke shoqëruar votues me imponim, operator PEI punonjës të Bashkisë në shpërdorim detyrë, këshilltarë dhe drejtues të Bashkisë si numurues dhe operatorë, qendra votimi me kamera të dëmtuara qëllimisht, votime për njerëz që ndodhen jashtë shtetit, falsifikime, vula të demtuara,braktisja e KZAZ mbi 1 ore para procesit te numurimit pa vendim KQZ, kutitë e votimit u lanë në mëshirë të fatit në duart e krimit ku ngjitur me kutit ishte dera e qendres së kultures së Bashkise me dere nga KZAZ ngjitur me kutite dhe me dalje në Shkollen e mesme etj etj etj. Skandal i vertetë! Tjetërsim i votës, manipulim, vjedhje, abuzim. Çdo gjë do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërisht. Hetim dhe ndëshkim! S’ka kthim pas! Bashkia Kuçovë e grabitur do ju kthehet banorëve! 🤝🙏💪🇦🇱

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco