VIDEO/ Mali i Zi në zgjedhje, Çoba: Duhet koalicion për krijimin e qeverisë

17:11, 10/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Gëzim Çoba duke folur për zgjedhjet në Malin e Zi, të cilat do të mbahen ditën e nesërme, është shprehur se për të formur një qeveri stabël duhet të bashkohen forcat mes partive dhe të krijohet një koalicion.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për edicionin e pasdites më Edvin Parrucën në Syri Tv, Çoba tha se në zgjedhjet e nesërme pritet të ketë ndryshim.

“Tashmë me humbjen e monopolit politik të partisë demokratike dhe socialiste të ish presidentit Dukanoviç asnjë subjekt nuk pritet që në një të ardhme të afërt të ketë fuqinë e atij subjekti dhe të dominojë skenën politike, kështu që do të duhet bashkëpunim mes subjekteve për të arritur një qeveri stabël.

Por duke marrë parasysh që si të gjithë vendet e tjera të Ballkanit edhe në Malin e Zi politika shihet më tepër si dominim sesa bashkëpunim, atëherë dhe subjektet secili ka hesapin e vet dhe do të tentojnë që në periudhën e ardhshme pas zgjedhjeve të negociojnë pozitat sa më të favorshme për ta. Kjo sidomos vlen për kryeministrin në detyrë, partia e të cilit nuk është se ka një fuqi aq të madhe qoftë edhe në koalicionin në të cilin ndodhet por mund të jetë përsëri koalicioni vendimtar për formimin e qeverisë.

Këtu pritet që Abazoviç të jetë një figurë për të cilën vendi do të ketë nevojë dhe partive të tjera do tu duhet të për të arritur një qeveri stabël. 

Pritet që në zgjedhjet e ditës së nesërme disa gjëra të ndryshojnë, sidomos të rriten forcat e subjekteve më të vogla dhe koalicioneve nëse ato kalojnë pragun zgjedhor prej 3%, çka nëse ndodh do tu ulej fuqia këtyre koalicioneve të mëdha. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco