Kurti flet për 'Bloomberg': Nuk është mirë të bullizohet Kosova! Beogradi të bëjë lëvizjen e parë

Kurti flet për 'Bloomberg': Nuk është mirë të bullizohet Kosova! Beogradi të bëjë lëvizjen e parë

15:51, 10/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha një intervistë për agjencinë amerikane, Bloomberg.

Agjencia shkruan se Kurti sfidoi thirrjet nga aleatët kryesorë në SHBA dhe Europë për të hequr dorë nga një konfrontim me Serbinë, duke këmbëngulur se duhet të jetë Beogradi që duhet të bëjë hapin e parë.

“Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj,” tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë telefonike.

“Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme,” tha ai. “Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”.

Duke denoncuar kritikat e aleatëve si ‘të padrejta’, ai e bëri të qartë se qeveria e tij nuk tërhiqet, pavarësisht presionit në rritje nga SHBA dhe Evropa.

“Nuk është mirë të bullizosh Kosovën”, tha ai. “Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si,” shtoi ai, duke e quajtur përjashtimin nga stërvitjet ushtarake si ‘të padrejtë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco