Lela: Vizita e Bush një ditë historike, zhdukja e fotove me Berishën vijimësi e një kulture fshirjesh

Lela: Vizita e Bush një ditë historike, zhdukja e fotove me Berishën vijimësi e një kulture fshirjesh

15:29, 10/06/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Komunikimit me Mediat në PD, Alfred Lela ka reaguar ashpër me një koment në foton e postuar nga ambasada amerikane gjatë vizitës së Bushit në Shqipëri dhe në qytetin e Fushë Krujës.

Lela është shprehur se fshirja e fotove me Berishën në atë ditë historike po njollos historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane duke eksportuar diçka mizore, të njëanshme dhe idiote, si kultura e fshirjes.

Ndër te tjera Lela ka shtuar se një episod që mbaj mend shumë mirë, ndonëse atëherë jetoja në Boston, ishte "ora e vjedhur". E mbani mend? Fake News, kur ky zhanër ende nuk ekzistonte. Nga e njëjta media që tani zonja Kim lëvdon si më pro amerikania. Të tjerat kanë rënë në nivelin e një konkursi barngrënieje.

Postimi:

Mjaft më me kulturën e fshirjes. Vizita e presidentit Bush nuk përfshiu vetëm ndalesën në Fushë-Krujë. Nuk i shoh fotot e tjera të bëra atë ditë. Pse, sepse fotoja e Berishës mund ta njolloste? Apo sepse ju po njollosni historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane duke eksportuar diçka mizore, të njëanshme dhe idiote, si kultura e fshirjes.

Një episod që mbaj mend shumë mirë,  ndonëse atëherë jetoja në Boston, ishte "ora e vjedhur". E mbani mend? Fake Neës, kur ky zhanër ende nuk ekzistonte. Nga e njëjta media që tani zonja Kim lëvdon si më pro amerikania. Të tjerat kanë rënë në nivelin e një konkursi barngrënieje. Por, hej, Gëzuar Përvjetorin! Zoti e bekoftë Amerikën!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco