Kurti injoron draftin e Ramës/ Konjufca: S’do duhej ta bënte pa folur me kryeministrin e Kosovës

Kurti injoron draftin e Ramës/ Konjufca: S’do duhej ta bënte pa folur me kryeministrin e Kosovës

14:54, 10/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që ka prozuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kur është pyetur nga gazetarët, ai tha se janë në Prizren, ku janë mbledhur të gjithë së bashku sepse lidhja është e gjallë dhe e fortë.

“Jemi këtu në Prizren, në kryeqytetin historik e kulturor. Siç po e shini të dy presidentët janë këtu, ministra e deputetë. Lidhja është gjallë edhe e fortë”, tha Kurti.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Siç u shpreh Konjufca, pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar nga Rama që ta hartojë një draft-statut të Asociacionit.

“Jo, nuk kemi interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash, por asnjëri nuk ka pasur efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim, pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës dhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh mendoj, por ky ishte një veprim i anshëm”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco