Israel: Ish-ministri i Millosheviçit shpallet partner i mirë, ndryshe nga ish-i burgosuri i kriminelit serb

Israel: Ish-ministri i Millosheviçit shpallet partner i mirë, ndryshe nga ish-i burgosuri i kriminelit serb

14:40, 10/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur zviceran, Stephan Israel, korrespondent nga Bruksel për disa prej gazetave më të zëshme në botën gjermanishtfolëse, ka ironizuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi, Chris Hill, i cili tha se Aleksandër Vuçiç është një partner i mirë, ndërsa shtoi se nuk dihet nëse mund ta konsiderojnë Albin Kurti një partner.

“Gjeni gabimin: ambasadori amerikan në Beograd e sheh Aleksandër Vuçiçin, ish-ministrin e propagandës të kriminelit të luftës Millosheviç si një ‘partner’ të mirë, dhe në të njëjtën kohë vë në dyshim nëse ish-i burgosuri politik i Millosheviçit dhe kreu aktual i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, mund të konsiderohet një partner,” shkruan gazetari.

“Me vonesë, por megjithatë Perëndimi e ka kuptuar se në rastin e Putinit, qetësimi nuk funksionon. Megjithatë, me Vuçiçin, një bashkëluftëtar i Putinit, supozohet se funksionon.

Perëndimi shpreson për stabilitet nga Vuciçi, se ai do të mbajë nën kontroll serbët në Bosnje dhe Kosovë. Por stabiliteti pa demokraci dhe të drejta të njeriut nuk është i qëndrueshëm dhe Vuçiçi nuk do t’i japë as njërën, as tjetrën”, thekson më tej gazetari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco