Pas heshtjes së Yuri Kim për masakrën elektorale, Veliaj i jep Çelësin e Tiranës

Pas heshtjes së Yuri Kim për masakrën elektorale, Veliaj i jep Çelësin e Tiranës

19:03, 09/06/2023
A+ Aa A-

Yuri Kim do të largohet nga Shqipëria, duke lënë pas një humnerë demokratike në vend.

Në qendër të kësaj humnere janë manipulimet industriale të zgjedhjeve.

Farsa e fundit zgjedhore më 14 maj ishte një nga abuzimet më të mëdha elektorale në historinë e vendit.

Yuri Kim nuk reagoi për këtë çështje, ajo heshti edhe kur mediat u mbushën me denoncime të shumta për këtë manipulim.

Por sot ajo mori Çelësin e Tiranës si vlerësim nga Erion Veliaj.

“Tirana ka qenë si një shtëpi për 3 vitet e fundit dhe do jetë shumë e vështirë për t’u larguar nga shtëpia, por kam ndjesinë që do të mbetet familja ime dhe shpresoj që gjithmonë të rikthehem në shtëpi”, u shpreh Kim.

Kujtojmë se Kim ishte në krah të njërit prej të akuzuarve kryesorë për manipulimin zgjedhor.

SYRI TV dhe Piranjat faktuan skandalin e atyre që njihen si votuesit shëtitës fantazmë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco