'Le Monde': Albin Kurti, kryeministri i qetë, i sjellshëm dhe jofleksibël i Kosovës

'Le Monde': Albin Kurti, kryeministri i qetë, i sjellshëm dhe jofleksibël i Kosovës

18:14, 09/06/2023
A+ Aa A-

Listës së gjatë të paraqitjeve më mediet ndërkombëtare, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati javëve të fundit, pas situatës së tensionuar në veri të vendit, i është shtuar edhe gazeta më e madhe franceze “Le Monde”, shkruan Jeton Musliu në RTKlive

“Albin Kurti, kryeministri jo fleksibil i Kosovës”, është titulli i shkrimit të gjatë, që portretizon figurën e kryeministrit kosovar.

“Me gjithë presionin perëndimor, kreu i qeverisë kosovare heziton të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit”, shkruan kjo gazetë.

“Le Monde” shkruan se Albin Kurti është person që mund t'i përgjigjet një pyetjeje të përsëritur tri herë me një “Jo” të thjeshtë, e tek pastaj  të shpalosë mesazhin e tij, duke ditur të qëndrojë i qetë, i sjellshëm dhe thellësisht jofleksibël.

“E enjte, 8 qershor, presioni perëndimor mbi supet e kryeministrit nacionalist të majtë të Kosovës është në kulmin e tij, në mënyrë që ai të lëshojë pe në krizën që po shqyen veriun e vendit të tij, në raport me Serbinë fqinje, por që ai përgjigjet  i patrazuar në pyetjet e ‘Le Monde”, nis rrëfimin gazetari Par Jean-Baptiste Chastand.

Gazetari në këtë artikull rikujton se kryeministri Kurti, fillimisht  kërkon "rivendosjen e shtetit ligjor", pastaj garanci për një "fushatë të lirë dhe të drejtë" përpara se të pranojë tërheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave- instalimi i të cilëve ka provokuar përplasje mes serbëve dhe forcave të NATO-s më 29 maj - dhe për të shpallur një datë për zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe, që janë pjesë e qytetit të ndarë të Mitrovicës.

Gazeta vë në dukje se nuk  ka rëndësi që dy emisarë të dërguar nga Brukseli dhe Uashingtoni erdhën në Prishtinë të hënën, për ta lutur që të organizojë këto zgjedhje deri në korrik, në këtë territor ende nën kontrollin e fshehtë të Beogradit dhe ku serbët bojkotuan procesin e fundit të votimit.

Artikulli në frëngjisht: 

https://www.lemonde.fr/international/article/2023/06/09/albin-kurti-l-inflexible-premier-ministre-du-kosovo_6176887_3210.html

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco