Pula: Ia kujtuam Bidenit se komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka zë në politikat ndaj Kosovës

Pula: Ia kujtuam Bidenit se komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka zë në politikat ndaj Kosovës

17:12, 09/06/2023
A+ Aa A-

Mbi 40 intelektualë, biznesmenë, politikëbërës dhe aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikane i drejtuan një Letër  të Hapur, Sekretarit amerikan Anthony Blinken, ku i kërkuan mbështetje pa rezerva për Kosovën në raport me zhvillimet në veri te vendit dhe në Dialogun me Serbinë.

Letra e Hapur e komunitetit shqiptaro –amerikan për çështjen e Kosovës ka marrë një vëmendje të madhe në opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, aq sa edhe dy nga iniciatorët e saj, z. Besnik Pula dhe Drilon Gashi kanë mbetur të habitur prej reagimit. Me sa duket, vargjet e famshme “Mbahu Nëno, mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë” të Fan Nolit vazhdojnë të qëndrojnë si monument.  

Gazetarja e SYRI TV, Armela Ferko, i mori sot një intervistë të shkurtër, z. Besnik Pula në SHBA, Profesor i Asociuar i ekonomisë politike në universitetin “Virxhinia Tech” në SHBA.

Armela Ferko: Z. Pula, sa me shqetësim e keni parë gjithë këtë presion që duket se është përqëndruar në drejtim të Kosovës dhe vetëm në drejtim të Kosovës?

Besnik Pula: Ajo që është më shqetësuese është qasja që SHBA-ja ka ndaj Serbisë. Duhet të kemi një perspektivë më të gjerë. Ky është një proces që ka filluar prej disa vitesh për arsye, motive ndoshta të drejta, sepse i gjithë rajoni ka nevojë për një Serbi demokratike, ka nevojë për një Serbi properëndimore, ka nevojë për një Serbi paqësore. Por unë personalisht dhe ne si komunitet, me ngjarjet e fundit, duam t’ia theksojmë Departamentit të Shtetit dhe politikëbërësve në fushën e politikës së jashtme në SHBA, që ngjarjet e fundit janë dëshmi që Serbia nuk e ka atë orientim; domethënë nuk e ka marrë atë orientim dhe nuk e meriton atë mirëbesim të cilin SHBA-të ia kanë dhënë tash e disa vite.

Përkundrazi, ngjarjet në veri, dhuna që përdoret kundër ushtarëve të KFOR-it, kundër Policisë së Kosovës, dëshmon se Serbia ka një qasje destabilizuese në rajon dhe nuk ka një qasje që synon paqen dhe bashkëjetesë me një Kosovë të pavarur. Pa ndryshim në këtë qasje ne nuk mund të kemi ose të presim nga SHBA-ja që të kemi një qasje rehabilituese ndaj Serbisë. Ky është shqetësimi ynë kryesor dhe ajo që ne kemi dashur ta theksojmë për Departamentin e Shtetit dhe për politikëbërësit në SHBA.

Armela Ferko: Çfarë pritshmërish keni në kuadrin e kësaj nisme?

Besnik Pula: Ky ishte një angazhim për ta ngritur zërin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, i cili historikisht ka pasur një angazhim dhe një zë në politikat e SHBA-së ndaj Ballkanit dhe sidomos ndaj Kosovës dhe Shqipërisë e për t’ia përkujtuar ndoshta edhe administratës Biden, se ky zë nuk ka pushuar, është akoma këtu dhe e ka një interesim, domethënë në përforcimin e marrëdhënieve të SHBA-së dhe Kosovës.

Ky është një ndryshim që nuk do të ndodhë me një letër. Mendoj se letra ishte momenti për ringritjen e këtij zëri.  Mendoj se ne të dy (B.Pula dhe D. Gashi)  jemi të befasuar nga përkrahja që ka marrë letra, me një shpejtësi ... Reagimi ka qenë i shpejtë, ka ardhur brenda dy ditësh për këtë letër. Pra, sentimenti ka qenë i pranishëm gjithandej Komunitetit, ne vetëm e kemi artikuluar në njëfarë mënyre dhe mendoj se kjo mund të shërbejë edhe si një bazë për një angazhim të mëtejshëm, që të rigjenerojmë zërin sot si komunitet kundrejt përfaqësuesve politikë në Uashington.”/ar.sh/SYRI.NET

LETRA E HAPUR DHE FIRMETARET

Open Letter: Albanian-American Community Calls for U.S. State Department Firm Support for the Republic of Kosova

Albanian-American Community

The Honorable Anthony Blinken

Department of State

2201 C Street, NW

Washington, DC 20520

Honorable Secretary Blinken:

As concerned members of the Albanian-American community and friends of this community, we are hereby writing to express our firm support for standing with the Republic of Kosova as it enforces law and order and against the actions of the Republic of Serbia as it directly and aggressively interferes in the internal matters of Kosova. We respectfully urge the U.S. State Department and the Biden administration to do the same.

Secretary Blinken, Serbia interferes in the internal matters of all countries in the region that form part of its imagined “Serbian World,” a carbon copy of the “Russian World” outlined by Russia and Vladimir Putin before its brutal invasion of the Republic of Ukraine. So, in the Balkans, not only Kosova, but Bosnia and Herzegovina and Montenegro are at a constant risk of Serbia’s and President Vucic’s inspired violence and political and civic unrest, which is almost always supported by Russia....

.... Sincerely,

Agim Aliçkaj, New York

Lirim Ashiku, Wisconsin

Harry Bajraktari, New York

Nador Bakalli, Toronto, Canada

Bleron Baraliu, New York

Elmi Berisha, New York

Dr. Sulejman Çelaj, New York

Musa Dakaj, New York

Luan Elezi, Illinois

Ardian Gashi, Wisconsin

Behlul Gashi, Connecticut

Drilon S. Gashi, Virginia

Egzon Gashi, New Jersey

Antoneta Gjolaj, Michigan

Lumi Hadri, New York

Etel Haxhiaj, Massachusetts

David Ivezaj, Michigan

Laura Ivezaj, JD, Michigan

Ilaz Kadriu, Illinois

Dr. Gazmend Kapllani, Illinois

Mark Kosmo, Massachusetts

Dr. Sidita Kushi, Massachusetts

Anton Lekocaj, Michigan

Richard Lukaj, Connecticut

Dr. Medlir Mema, Idaho

Dr. Elidor Mëhilli, New York

Vera Mjeku, New York

Ard Morina, New Jersey

Dr. Jasmin Mujanovic, California

Gino Mulliqi, Texas

Dr. Srdja Pavlovic, Edmonton, AB, Canada

Dr. Besnik Pula, Virginia

Burim Ramadani, Illinois

Gezim Rushiti, Texas

Shaqir Salihu, Virginia

Idriz Shabani, Wisconsin

Suzanna Shkreli, Michigan

Shqiprim Vranici, Texas

Behar Xharra, Virginia

Ilir Zenku, Illinois

Ilir Zherka, California

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco