Gashi: Kërkojmë më shumë mbështetje nga ShBA në vendosjen e ligjit dhe demokracisë në Kosovë

16:49, 09/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, eksperti i politikës së jashtme, Drilon Gashi ka hedhur dritë mbi letrën e hapur drejtuar Sekretarit të Shtetit Amerikan, Entoni Blinken, mbi situatën në Kosovë.

Gashi ka theksuar se me anë të kësaj letre kërkohet më shumë mbështetje nga ShBA për Kosovën për vendosjen e ligjit dhe demokracisë në të gjithë territorin e republikës.

Gjithashtu Gashi u ndal edhe te kriza në veri të Kosovës, ku sipas tij dhe shumica e shqiptaro-amerikanëve që e kanë mbështetur këtë letër të hapur drejtuar Blinken, janë të bindur se ajo vjen nga ndikimi destruktiv dhe i dhunshëm që Serbia ka ende mbi qytetarët e prapavijës serbe kryesisht në veri të Kosovës. 

Gashi: E para është që të tregojë se komuniteti shqiptaro-amerikan duhet të ketë zë në këtë kohë dhe të thotë se dëshiron dy gjëra:

E para është sa më shumë mbështetje për Republikën e Kosovës nga ShBA, pasi ShBA-të janë miku më i veçantë, i rëndësishëm, i përhershmi i shqiptarëve në rajon por edhe me këtë marrëdhënie të posaçme që kemi gjithmonë duhet të kërkojmë më të mirën prej saj nga të dyja anët dhe ne në këtë rast i drejtohemi DASH për më shumë mbështetje për pozicionin e Kosovës, më shumë mbështetje për rëndësinë që ka vendosja dhe shtrirja e ligjit dhe e demokracisë në gjithë territorin.

Në anën tjetër rikthesojmë thirrjet që kemi aktualisht një krizë të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe shumica e njerëzve që kemi mbështetur këtë letër, jemi të bindur se ajo vjen nga ndikimi destruktiv dhe i dhunshëm që Serbia ka ende mbi qytetarët e prapavijës serbe kryesisht në veri të Kosovës.

Edhe Kosova aty e ka një rol për ta zgjidhur situatën dhe së bashku me ShBA sa më parë të arrijmë këtë zgjidhje dhe të rivendosim atë bashkëpunimin shumë të afërt dhe të mos hyjmë fare në diskutimet që kemi dëgjuar për sanksione e gjëra të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco