‘100 vite më parë’/ Berisha: Votimi, detyrim ligjor! Askush s’mund të blinte të drejtën e votës

16:23, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka rikthyer në vëmendjen e publikut zgjedhjet e vitit 1923, atëherë kur votimi ishte detyrim ligjor. 

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka postuar një video ku thekson se votimi ishte detyrim ligjor dhe se askush nuk mund të blinte të drejtën e votës.

100 vite më parë, votimi ishte detyrim ligjor për zgjedhësit. Askush nuk mund të blinte të drejtën e votës!’, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se në denoncimin e farsës elektorale të 14 majit nga ana e kryedemokratit Sali Berisha, një vend të rëndësishëm ka zënë edhe ‘blerja e të drejtës së votës’, ku qytetarit i është marrë karta e identitetit për të mos shkuar në votim, gjë e cila solli dhe një numër të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco