Draft-vizioni për Asosacionin/ Kurti: Kroacinë e shohim si shembull të mirë për në BE dhe NATO

Draft-vizioni për Asosacionin/ Kurti: Kroacinë e shohim si shembull të mirë për në BE dhe NATO

16:03, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti, në një panel diskutimi në Dubrovnik të Kroacisë, ka thënë se Kroacia është shembull i mirë për Kosovën drejt synimeve të saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe NATO.

Gjithashtu Kurti tha se BE-ja mund të reformohet dhe zgjerohet.

“Në Dubrovnik fola në panelin “Kroacia Europiane: Retrospektivë & Perspektivë”. Prezantova progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, thashë se BE-ja mund të reformohet edhe të zgjerohet në të njëjtën kohë dhe ne e shikojmë Kroacinë si shembull të mirë të anëtarësimit në BE dhe NATO”.

Kroacinë si shembull Kurti e mori edhe për pakicat kombëtare në bazë të të cilit hartoi edhe një draft-vizion për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Konkretisht unë jam inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare për tri arsye. E para; Kroacia ka dalë nga lufta gjatë shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë sikurse Kosova. E dyta; për shkak se Kroacia është shembull suksesi i vendit anëtar në BE dhe NATO. E treta; për shkak se Serbia e ka një marrëveshje tashmë me Kroacinë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku përfshihen edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, tha ai dje në Kuvend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco