Çelaj: Kthejuni në investime taksën e rentës minerare e të energjisë, Kukësit,Tropojës e Hasit

Çelaj: Kthejuni në investime taksën e rentës minerare e të energjisë, Kukësit,Tropojës e Hasit

08:36, 09/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike për Tropojën Isuf Çelaj ka kërkuar në një fjalim të mbajtur në kuvend që qeveria tu kthejë me investime taksën e rentës minerare e të energjisë, Kukesit,Tropojës  dhe Hasit.

Ai ka vlerësuar së këto janë pasuri e banorëve të ketij qarku.

Fjala a e plotë:

E nderuar drejtuese e seancës

Të nderuar qytetarë të Tropojës,Hasit e Kukësit

Të nderuar koleg

Ky Projektligj ishte i përfshirë në rendin e ditës në seancën  e datës 13 shkurt, por çuditërisht u tërhoq nga ju si mazhorancë pa na u dhënë asnjë shpjegim! Ky projektligj ka për qëllim heqjen e taksës mbi Hirrën e qumështit e kremit dhe tani i keni shtuar edhe qumështin pluhur me qëllim për të favorizuar klientelen tuaj të cilët zhvillojnë biznes me Serbinë, duke çuar në falimentimin e fermave të blegtorëve vendas të cilët janë të detyruar ti therin ose shesin bagëtitë e tyre!

Kjo taksë u vendos një vit më parë nga juaj si mazhorancë megjithëse u kundërshtua nga ana jonë si opozitë.

Praktika 1-vjeçare e zbatimit  të kësaj takse ndaj bizneseve të këtyre produkteve solli kontestime e ankesa nga  eksportuesit, të cilëve u shkaktojë rritjen e kostove  gjë të cilën edhe vete ju si qeveri e shpreheni në relacion se kompanitë eksportuese kanë vuajtur konkurencën në tregjet e vendeve të tjera.

Pra sot na paraqitet një projektligj thjesht për të hequr një taksë të vendosur padrejtësisht 1 vit më parë nga ana juaj e miratuar nga ju duke përdorur fuqinë e kartonit! Ky taksim qesharak me një efekt financiar 150 mijë euro në vit, është pjesë e paradokseve dhe mënyrës se si ju i trajtoni taksat e tjera kombëtare të cilat nëse do të trajtoheshin me përgjegjësinë e synim uljen apo heqjen e disa prej tyre do të jepte efekt pozitiv në përmirësimin e klimës së biznesit si dhe ndikime të qënësishme për standartin jetësor të qytetarëve shqiptarë e jo të bëhen ulje e ndryshime sipas interesave klienteliste e lidhjeve okulte të kësaj mazhorance me biznese të caktuara,nderkohë që unë do të rendisja dy taksat kombëtare ku dy më kryesoret janë:

-Taksa e Qarkullimit

-Taksa e Rentës minerare&prodhimit të energjisë

-Për taksën e qarkullimit ka patur edhe kërkesa të vazhdueshme nga qytetarët sipërmarrësit dhe deputetet e opozitës mbi uljen e saj në nivelet e mëparshme te vitit 2013.

 Arroganca e qeverisë dhe e juaja si mazhorancë lidhur me mos ndryshimin(heqjen ose uljen e këtyre taksave) tregohet qartë pasi në paketën fiskale të vitit 2023 të diskutuar dhe miratuar gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022, ju si mazhorancë qeverisëse nuk pranuat asnjë ndryshim në të gjithë amendamentet e paraqitura nga opozita biles as atë që u paraqit nga një kolegu juaj i mazhorancës deputeti Braçe, duke manifestuar shfaqen e arrogancës e arbitraritetit që ju karakterizon cilësi këto të një regjimi i cili në këto dhjetë vite vetëm sa ka varfëruar e vjedhur shqiptarët në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe atij vendor!

-Qarkui Kukësit(Kukës,Has e Tropojë) është listuar si qarku më i varfër në vend edhe pse ka me shumicë burime natyrore si burimet hidrike të prodhimit të energjisë elektrike nga Hecet e kryesisht ai i Fierzës nga i cili furnizohet i gjithë vendi, ka nëntokën e pasur me mineralet e kromit e hekur-nikelit që shfrytëzohen sistematikisht në vite në të shumtën e rasteve në mënyrë gjysëm primitive me teknologjinë e viteve ‘80-‘90 e ç’ka bëhet shkak për humbje jetësh njerëzore  të shumë qytetarëve të cilët janë të shtrënguar të punojnë në të tilla kushte vetëm e vetëm për të siguruar pak të ardhura për të mbajtur familjen, po ashtu në këtë qark ndodhen perlat e Alpeve shqiptare si lugina e bukur e Valbonës apo bjeshkët e Malësisë Gjakovës e ato të  Kallabakut, Shtegut të Ngjyrave  e Gjallicës të cilat presin turistë e vizitorë nga e gjithë bota.

-Gjatë dekadës së fundit varfëria në këtë qark vetëm sa është shtuar duke u thelluar më shumë në krahasim me pjesën tjetër të vendit duke pësuar rënie ekonomike në këto 10 vitet e fundit.Kjo rënie ekonomike   ka sjell thellimin e varfërisë dhe detyrimisht edhe rënien ndjeshëm të konsumit  nga qytetarët e këtij qarku ku tregjet e këtyre qyteteve sot janë kthyer kryesisht në vende të ekspozimit te mallrave pasi çmimet kanë shkuar në stratosferë e për ti blerë nuk ka kush se të rinjët dhe moshat e afta për punë kanë ikur ata që kanë mbetur janë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike që e kanë të pamundur që ti përballojnë.

 

-Ecuria ekonomike e qarkut të Kukësit tregon më së miri se shfrytëzimi pa kriter i këtyre burimeve natyrore ku të ardhurat nuk shkojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës,por shkojnë si të ardhura në buxhetin e vendit si dhe për një grusht të vogël njerëzish të lidhur me qeverinë qendrore e vendore!

-Qytete si Kukësi,Tropoja e Hasi në kushte të tilla në Europë janë më të pasura të krahasuara me qytete të tjera që nuk i kanë këto pasuri mbi e nëntokësore për shkak se përfitojnë  nëpërmjet  rentës minerare  e burimeve hidrike  pasi shfytëzohen me kriter dhe sipas një strategjie afat gjatë dhe të mirë studiuar!Por realiteti është krejtësisht tjetër pasi veriu i Shqipërisë është më i varfëri në Evropë konsumon sa 25% e mesatares së BE-së.

-Sipas studimit të revistës Monitor për vitet  2014-2020 ekonomia e qarkut Kukës ka pësuar rënie me 11%  rëne kjo e barabartë sikur në këtë qark të ketë ndodhur ndonjë fatkeqësi e madhe natyrore, por në fakt për banorët e këtij qarku fatkeqësia më e madhe është keq qeverisja e regjimit të rilindjes e cila është shkaktari kryesor i gjendjes së rëndë ekonomike dhe varfërisë së thellë me pasojë shpopullimin masiv të këtyre zonave, pasi kjo mazhorancë në shenjë hakmarrje politike në këto 10 vite të drejtimit të sajë vetëm sa e ka diskriminuar në vazhdimësi këtë qark!

-Po sipas Monitor gjatë viteve 2002-2012 ekonomia e qarkut Kukës u rrit me 59%, duke e krahasuar me periudhën 10 vjeçare të qeverisjes tuaj siç e theksova më lart pësoi rënie me 11% kjo mjafton për të bërë të mundur evidentimin e asaj që ju si mazhorancë keni bërë për banorët e këtij qarku.

Shkaqet e kësaj rënie lidhen me:-Mungesa e politikave të qëndrueshme zhvillimore si për shfrytëzimin e pasurive mbi e nëntokësore, zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor si dhe të zhvillimit të blegtorisë,

-Emigracioni e migracioni masiv i potencialeve njerëzore, tregues i humbjes së shpresës nga të rinjët  tregohet edhe nga shkrimi i Britanikes “The Telegraph” e cila shkruan se ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë i ka dorëzuar një studim të bërë prej tyre që tregon se shumë të rinj shqiptarë synojnë që të shkojnë drejt Britanisë gjatë kësaj vere.

Sipas këtij sondazhi, për të cilin thuhet se është bërë në 1800 familje në Kukës, gjysma e të rinjve të moshave nga 17 deri në 22 vjeç, dëshirojnë që të emigrojnë drejt Britanisë së Madhe, pavarësisht rreziqeve të rrugës me destinacion shtetin ishullor.

-Mungesa e investimeve me kapital publik ku prioritet duhet të kishte ndërtimi i rrjetit rrugor rural i cili është po thuajse totalisht i dëmtuar, po ashtu edhe investimi në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike pasi është teje i amortizuar në pjesën më të madhe të fshatrave është ai i viteve ‘70  dhe për ironi të fatit gati të gjitha familjet e Tropojës,Kukësit e Hasit janë debitorë për energjinë elektrike tek OSSHEE në vlerën e miliona lek dhe ku shumë prej tyre u përballen me ndërprejen e energjisë elektrike nga pamundësia për ta paguar si rezultat i mungesës së të ardhurave si pasojë e papunësisë, gjë për të cilën nga kjo foltore ua kam parashtruar kërkesën për faljen e këtyre detyrimeve nisur nga gjendja e vështirë ekonomike në të cilat ndodhen këto familje!

Prandaj ajo që kërkohet nga ana juaj si mazhorancë të rrisni masën e përfitimit nga shfrytëzimi i këtyre pasurive të këtij qarku që këto të ardhura të përkthehen në investime nga pushteti vendor për banorët e këtyre rretheve kryesisht në infrastrukturë dhe në zbutjen sado pak të varfërisë!

-Popullit i keni lënë vetëm hirrën pasi djathin e gjalpin e keni mbajtur për vete, por i bindur se mllefi dhe pakënaqësia e shqiptarëve shumë shpejt ka për tjua ngecur në fyt  duke u përmbysur nga pushteti pasi me këto që u keni bërë shqiptarëve  në këto 10  vite duke i vjedhur e varfëruar do të duhen nëntëdhjetë vite për ti riparuar!

Pasi jeni ju si qeveri me politikat  tuaja që i keni përzënë nga shtëpitë e tyre kuksianët,hasjanët dhe tropojanët duke i degëdisur rrugëve të botës me shpresën e një jete më të mirë!

Ajo që u them është se merruni edhe pak kohë me hirrën ju, deri sa të vijë dita që populli të merret ashtu siç e meriton qeverisja juaj  e cila është kthyer në një regjim!

Faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco