Haziri: Kurti po refuzon ndërkombëtarët, nuk ka projekt-draft për asociacionin në veri të Kosovës

21:05, 08/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të diskutuar për projekt draftin që Rama ka propozuar ditën e sotme në lidhje me ngërçin politik Kosovë Serbi ishte zv/kryetari i LDK në Kosovë, Lufti Haziri.

Haziri është shprehur se Kurti nuk ka asnjë plan dhe draft konkret se si e sheh formimin e një asociacioni në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

"Në Prishtinë dhe jashtë Prishtinës qarkullojnë disa draft statute, e fundit ishte drafti i fondacionit gjerman. Kur abstenon në realizimin  detyrës dhe pritjes që kanë të tjerët karshi qeverisë së Kosovës dhe në këtë rast abstenimi po përfshihet me rezistencë për moskryerjen e obligimeve dhe në këtë pikë dalin të tjerët që japin iniciativa si ajo e Ramës.

Proçedurialisht dhe politikisht kërkesa është që qeveria e Kosovë s’do të dalë me propozim se si ajo e shef formimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Rama nuk është neutral në pozicionin e Kosovës, Kurti po bën lojëra fjalësh dhe nuk ka filluar asnjë draftin për çështjen e asociacionin në veri të Kosovës. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco