Berisha: Proçesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ndaloi pasi Rama u bë kryeministër

Berisha: Proçesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ndaloi pasi Rama u bë kryeministër

20:24, 08/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën politike që ka përfshirë veriun  e Kosovës dhe ndërhyrjen anti-kombëtare që Rama ka bërë në interes të Vuçiç.

Berisha nga A2CNN është shprehur se projekt drafti i Ramës është një ide e propozuar nga Beogradi dhe ka për qëllim ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve të Kosovës.

"Dua të theksoj si akt kjo përbën ndërhyrjen më brutale që një vend mund të bëjë në punët e një vendi tjetër, së dyti të gjitha dokumentat në të cilat është implikuar direkt Edi Rama kanë pasur si origjinë vetëm Begoradin.

Unë do ti rikujtoj shqiptarëve një moment  ë në vitin 2013 ecuria e procesit të negociatave në Bruksel midis Kosovës dhe Beogradit ka qenë normal dhe gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Ramës në pushtet.

Një personalitet i shquar i Kosovës deklaroi se Hashim Thaçin në Hage e ka çuar Rama në kuptimin që ishte kryeministri unë që i diktoi atij projektin e shkëmbimit të territoreve në Kosovë. Rama këtë ide së bashku me Thaçin dhe udhëheqjen politike të Kosovës e kemi pasur kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe keemi pasur mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve sepse ishte një ide e Serbisë së madhe. Këtë  ide Rama e bëri flamur dhe e dërgoi ën kancelaritë më të mëdha të botës por kjo hasi mbështetje dhe kundërshti jashtëzakonisht të forta. Enver Hasani ish kryetari i Gjykatë Kushtetuese të Kosovës deklaroi se projekti që Rama ka prezantuar dhe ndarja e ndryshimit të kufijve ishte i Fondacionit të shoqërisë së hapur të Beogradit.

Si vasal i Vuçiç ishte dhe propozimi i  Ramës për asociacionin në veriun e Kosovës dhe për definicion nuk mund të paraqesë  asnjë projekt në interes të palës kundërshtare. Ai takoi dy ditë me radhe presidentin serb në Varshavë dhe nuk takoi Kurtin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco