‘Arrestimi i Dakos’/ Baçi: U bë një muaj pas zgjedhjeve, e dinin që do arrestoheshin

‘Arrestimi i Dakos’/ Baçi: U bë një muaj pas zgjedhjeve, e dinin që do arrestoheshin

20:43, 06/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Luan Baçi në një intervistë për Ora News deklaroi se arrestimi i ish-krysbashkiakut të Durrësit Vanfgjush Dako erdhi gati një muaj pas zgjedhjeve edhe pse ekipi i tij njihej për akte korruptive gjatë viteve që qëndroi në krye të Bashkisë.

"Në fakt pyetja që më vjen mua në mendje është se pse SPAK i bën këto arrestime disa kohë pas zgjedhjeve. Gati një muaj pas zgjedhjeve dhe jo para zgjedhjeve, kur dihet se enturazhi dhe ekipi i bashkisë së tij është përfolur për akte korruptive gjatë gjithë viteve të pushtetit lokal prej tij.

Flitet për arrestime, ish-drejtues, duket si një parapërgatitje që ka patur SPAK, madje besoj e kanë ditur më parë dhe shumë nga këta që do të arrestohen e do shoqërohen nga SPAK. Dako u paraqit vetë në drejtorinë e policisë së Tiranës, e ka ditur që do të jetë aty.

Veprimet e SPAK duket sikur janë të koordinuara me kryeministerin Rama i cili e priti me qetësi nga një takim që bënte diku në një nga bashkitë që vodhi, komenti i tij ishte se nuk ndihej mirë për njerëz që dikur i ke pasur në krah e sot janë në krah të avokatit.

Nuk e dëgjova të thoshte se e kam mik Dakon, pasi e ka shprehur publikisht që e ka patur mik shumë kohë më parë e tani gjen atë shprehjen se e ka pasur në krah."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco