VIDEO/ ‘Jam akullore, jam supermen’, si mbrohej Vangush Dako nga akuzat

20:41, 06/06/2023
A+ Aa A-

Gjashtë vite më parë ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u vu para akuzës për blerje votash.

Dako vetë i hodhi poshtë këto pretendime. Duke folur nw studion e ‘Opinion’, Dako do te thoshte se i ka duart akullore, dhe nuk ka prekur kurrë as pistoletë, as drogë dhe as para të pista.

“Unë në fushatë nuk lëviz as me eskortë politike as me deputetë. Lëviz vetëm me shoferin se nuk më përballon dot njeri.

Jam akullore, i shikon këto duar, janë akullore këto, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, deklaronte ai.

Sot Dako ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas një urdhër arresti të SPAK për vënien e tij në pranga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco