Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Arrestohet Vangjush Dako/ Shehaj: Rama duhet të jepte dorëheqjen sot

18:42, 06/06/2023
A+ Aa A-

Në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, ish-drejtorja e Tatimeve, Brisilda Shehaj, ka komentuar arrestimin e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Nga ana personale nuk m vjen mirë por nga ana tjetër që të gëzohem për këto farë hetimesh, të them të drejtën, as nuk gëzohem sepse ndodh që bëhne të tilla hetime, rrinë një vit dy vite nëpër paraburgime pastaj dalin, pastaj ne si shoqëri nuk fitojmë asgjë nga kjo drejtësi selektive. Nëse Ramës i duhej dhe ky është një mesazh për të gjithë ata që i shkojnë nga pas, nëse i duhej për të bërë një show të radhës, ja ku e bëri, do i vërsulemi të gjithë tani, do i vërsulemi ne të themi  'Bravo , se Gjushi ka bërë këtë, atë'. Po ndërkohë që arrestojmë Gjushin për një vendim që ku dimë ne kur e ka dhënë lejen, Erion Veliaj i ka në mes të Tiranës, mes Tiranës.

Shehaj teksa u njoh edhe me qëndrimin e Ramës mbi këtë ngjarje, e irrituar u shpreh se deklarata e kryeministrit është një deklaratë turpi dhe se sot duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

Mos e lexo Sonila, është turp! Realisht është turp, ai sot duhet të heshtte, këto janë deklarata turpi, po të ishte njeri, Rama sot do të kishte dhënë dorëheqjen do thoshte ‘Mirupafshim’!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco