Përsëritet historia/ Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Rama ishte në Berat

Përsëritet historia/ Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Rama ishte në Berat

18:34, 06/06/2023
A+ Aa A-

Sa herë që shet një nga miqtë e tij, Edi Rama vendos që të arratiset në Berat.

Edhe ditën e sotme, në momentin që arrestohej Vangjush Dako, një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës në Durrës dhe njeriu që i mbledh votat atij në qytetin bregdetar, Rama ndodhej në Berat.

Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Edi Rama ndodhej sërish në Berat.

E tani nuk ma më asnjë dyshim që Edi Rama i di më përpara arrestimet dhe SPAK duket se i kërkon atij lejen që të nisë operacionet e arrestimeve.

E nga Berati ku ishte sot, Rama ka vendosur që të reagojë edhe për Vangjush Dakon.

‘Duhet bërë durim i madh në luftën kundër korrupsionit, kemi hyrë në fazë të re ku për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht kjo s’është e lehtë, ka gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, se nuk ke se si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje sot është krah avokatit’, është shprehur Rama në Berat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco