Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Bushkolaj: Një pallat pa leje i shembur nga tërmeti është arsyeja e arrestimit të Dakos

18:19, 06/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon, gazetari Elkier Bushkolaj ka komentuar ngjarjene ditës ku në pranga ka rënë, Vangjush Dako ish kryetari i bashkisë së Durrësit.

Bushkolaj është shprehur se arrestimi i Dakos nga SPAK ka ardhur si pasojë e një hetimi që është bërë mbi një pallat i ndërtuar pa leje dhe që është shembur nga tërmeti i 29  nëntori në 2019.

"Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë lëshuar 10 arreste nga prokuroria e SPAK ku 7 prej tyre janë arrest me burg dhe tre janë arrest shtëpie. Urdhër-arrestet janë lëshuar për një pallat në hyrje të Durrësit ku është shembur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dako ka kohë që është thirrure në SPAK por kemi pasur shumë tymnajë dhe një mungesë të jashtëzakonshme të transparencës për arsyet e thirrjes së tij në SPAK. Dje ne e kemi paralajmëruar që pritet një arrestim i mundshëm në ditët në vijim nga prokuroria e posaçme.

Nëse Dako është vetë-dorëzuar kjo do të thotë se ai ishte në kërkim dhe nuk i dimë ende rrethanat se si janë zhvilluar ngjarjet. Kur hetimet bëhen nga SPAK është Drejtoria e Policisë së Shtetit që bën ndalimet dhe më pas transferohen Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ky do të jetë një hetim mjaft kompleks sepse në Durrës nuk ka asnjë pallat që nuk është ndërtuar me firmën dhe betonin e Dakos. Ish kryetari i bashkisë së Durrësit ishte i përfshirë edhe në hetimet e dosjen 339 ku është kapur duke vjedhur votat."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco