Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

VIDEO-SYRI TV/ Ministrja Kushi komenton publikimin e tezës: E qëllimshme

15:59, 06/06/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli në lidhje me publikimin e tezës së provimit të anglishtes, duke u shprehur se kjo bëhët në mënyrë të qëllimtë, por garantoi se procesi nuk është cënuar. Ndër të tjera ajo tha se po shihet si mundësi që provimet e maturës në të ardhmen të zhvillohen në mënyrë të digjitalizuar. Këto deklarata ministrja i bëri gjatë Konferencës së Rrjetit Paneuropian të Arsimit dhe Kërkimit që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

SYRI TV

Publikimi i tezës së provimit të anglishtes gjatë kohës kur maturantët ishin duke e zhvilluar, është komentuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Sipas saj, bërja publike e tezës disa minuta pasi maturantët nisën provimin është bërë në mënyrë të qëllimtë, por pavarësisht kësaj, ajo garantoi se procesi nuk është cënuar.

Një ndër risitë e maturës së këtij viti është edhe provimi i digjitalizuar për maturantët që synojnë të ndjekin studimet për mjekësi. Por në vazhdim ministrja Kushi tha se po shihet si mundësi që kjo mënyrë testimi të aplikohet edhe për programe të tjera studimi, për të qenë proces sa më meritokratik.

Deklaratat ministrja Kushi i bëri gjatë Konferencës së Rrjetit Paneuropian të Arsimit dhe Kërkimit ku ishte e pranishme. Kjo konferencë organizohet për herë të parë në Shqipëri, me praninë e 58 shteteve dhe 730 pjesëmarrësve, që për 5 ditë do të diskutojnë mbi tematika të rëndësishme në fushën e Teknologjisë së Informacionit.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco