Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Zëvendësimi i ambasadorëve/ Ja propozimet për përfaqësuesit në Londër, Berlin, Ankara dhe Tel Aviv

Zëvendësimi i ambasadorëve/ Ja propozimet për përfaqësuesit në Londër, Berlin, Ankara dhe Tel Aviv

15:45, 06/06/2023
A+ Aa A-

Të tjerë emra të rinj të propozuar për ambasadorë që do të përfaqësojnë vendin tonë në Londër, Berlin, Telaviv dhe Ankara janë zbardhur nga media.

Sipas listës së siguruar, mes emrave të propozuar është dhe ai i Uran Ferizit, i cili është një kandidat për të përfaqësuar vendin tonë në Mbretërinë e Bashkuar,  duke zëvendësuar ambasadorin Qirjako Qirkjon.

Blerta Kazadej propozohet për ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azerbaxhanin, Iranin, Kirgistanin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazakistanin. Ajo zëvendëson ambasadorin Kastriot Robo. Adia Sakiqi aktualisht ambasadore në Gjermani propozohet për të zëvendësuar ambasadorin Artur Kuko në Gjermani.

Meri Kumbe propozohet për ambasadore në Izrael. Të propozuarit fillimisht do të paraqiten për dëgjesa në komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme e më pas fjalën e fundit me dekret e thotë presidenti republikës Bajram Begaj. Kurse Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti, Mustafa Nano i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik. Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për t’u zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi është përzgjedhur për të drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vienë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj. Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA. Të propozuarit fillimisht do të paraqiten për dëgjesa në komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme e më pas fjalën e fundit me dekret e thotë presidenti i Republikës, Bajram Begaj./ tch/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco