Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Votimi elektronik në Kamëz, KAS nën urdhërat e Ramës, rrëzon kërkesën e ‘BF’ për ekspertë të huaj

Votimi elektronik në Kamëz, KAS nën urdhërat e Ramës, rrëzon kërkesën e ‘BF’ për ekspertë të huaj

14:46, 06/06/2023
A+ Aa A-

KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që ekspertë të huaj të ekzaminonin votimin elektronik në Kamëz.

Ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike.

Krahasimin e rezultatit elektronik të zgjedhjeve me rezultatin fizik (fletëve të votimit të gjendura në kuti), për çdo qendër votimi. Për këtë kërkohet një proces sa me transparent dhe gjithëpërfshirës;

Kqyrjen e kamerave të jashtme dhe të atyre të përdorura brenda qendrave të votimit me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qendrore në nivel specialist apo drejtuesi, që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi, evidentimin e mosnënshkrimit të deklaratave përkatëse për votuesit që janë shoqëruar, evidentimin e votimit nga vetë operatorët e PEVN-ve, evidentimin e votimit të komisionerëve për llogari të votuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco