Guri: Institucionet e Shëndetit Publik në Bulqizë kanë dështuar të ruajnë shëndetin e qytetarëve

17:01, 05/06/2023
A+ Aa A-

Sazan Guri i ftuar ne edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko e ka cilësuar helmimin e qytetarëve si një ngjarje shumë e rëndë që duhet të ishte në fokusin kryesor.

Guri është shprehur se institucionet e shëndetit publik dhe UKB dhe kanë dështuar të ruajnë shëndetin e qytetarëve.

"Unë jam njohur me rastin por me të thënë të drejtën bie dakord me kolegun në studio dhe si ka mundësi që asnjë rishikim ose ndalim të marrëdhënieve që ka ujësjellësi me ujin e banorëve apo depozitës bashkiake që u shpërndan ujin banorëve, por kane mbetur te rasti i jashtëm që mund të jetë edhe kjo shkaku.

Pika finale është se uji duhet të klorinohet, të pastrohet përpara se të shpërndahet në shtëpitë e banorëve. Duhet të tregohet se sa është njësitë e ndotjes dhe kjo përgjegjësi duhet të thuhet se e kujt është. Janë institucionet e bashkisë, departamenti  i Shëndetësisë Publike ose instituti i shëndetit Publik që duhet të kujdeset çdo ditë për shëndetin e banoreve.

Kjo është një ngjarje që mbete mbi ngjarjet e përditshme të ditës dhe po ta them me plot gojën se institucionet janë kapur në flagrancë dhe është shumë rast i rëndë. Në Tiranë hidhet 4-5 herë më shumë klor se sa norma për të  mbuluar problematikat që ka uji. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco