Pasi ‘groposi’ drejtësinë me Ramën, Yuri Kim ankohet për lirimin e Tahirit: Jam zhgënjyer, do ketë pasoja

Pasi ‘groposi’ drejtësinë me Ramën, Yuri Kim ankohet për lirimin e Tahirit: Jam zhgënjyer, do ketë pasoja

18:53, 02/06/2023
A+ Aa A-

Pasi i hapën rrugën Edi Ramës për të kapur plotësisht drejtësinë, duke ‘groposur’ shtetin ligjor në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri një postim për lirimin e Saimir Tahirit.

Në mënyrë paradoksale, ajo shprehet e zhgënjyer për lirimin e tij.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë së Shqipërisë.

Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirante të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve, për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja,” shkruan Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco