Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

INTERVISTA/ Situata në veri të Kosovës në optikën e gazetarit serb Branislav Krstic

18:04, 02/06/2023
A+ Aa A-

"Me vendime të njëanshme, që me atë fjalën e ashtuquajtur, shumë monstruoze, “reciprocitet” ne kemi ardhur deri këtu. Çfarë është reciprociteti?! - Unë ju rras një shuplakë, ju jeni duke m’u kthyer me dy shuplaka dhe, deri kur?!"

Gazetari serb Branislav Krstic, banor i Kosovës, ka dhënë një intervistë për Syri.net Kosova lidhur me situatën e rënduar që është krijuar në veri të vendit, se si e gjykon ai vendimin e qeverisë Kurti për të bërë zgjedhje të njëanshme dhe si e mendon, zgjidhjen e saj.

Gazetarja Albionë Zhitia e falënderoi z. Krstic dhe e pyeti ndër të tjera në e konsideron legjitim, vendimin e qeverisë Kurti që kryetarët e zgjedhur të komunave të fillojnë detyrën e tyre.

SYRI.NET,  Albionë Zhitia: Po thoni, bazuar në këtë vendim të Kurtit që të vazhdojnë të kryejnë detyrat katër kryetarët e zgjedhur shqiptarë, ashtu siç fituan në zgjedhjet e 23 prillit? A është një vendim valid dhe legjitim?

Branislav Krstic: Jo, absolutisht jo. As legjitime. Me mungesë të legalitetit. Është e ligjërishme, por veç sipas Kryeministrisë janë. Nuk bëhen zgjedhje me zor, nuk bëhet pushteti me zor. Një paradoks (po e provoj, se nuk ështe e lehtë për mua në gjuhën shqipe, por po e provoj).

Çka kemi ne?! Kryetarin e ri nëpër ndërtesat e komunave – me zor! Kush është duke e mbrojtur atë kryetar?! – Policia! Për kë do të punojnë ata njerëz atje?! – Për nënshtetasit në Prishtinë apo për nënshtetasit në ato qytete?! Në fund erdhi KFOR për të mbrojtur ata njerëz prej protestuesve, të cilët janë, më duket sipas Kushtetutës së shtetit të Kosovës, që duhet me qenë të mbështetur nga ajo Polici dhe ai kryetar.

Paradoks, jo normale. Kjo është Kosova, kjo është gjendja aktuale te ne. Jam i sigurt, e përsëris edhe njëherë që me vendime të njëanshme, që me atë fjalën e ashtuquajtur, shumë monstruoze, “reciprocitet” ne kemi ardhur deri këtu. Çfarë është “reciprociteti”? - Unë ju rras një shuplakë, ju jeni duke m’u kthyer me dy shuplaka edhe deri kur... ?! Shih ku kemi ardhur... 

Ju ftojmë ta ndiqni të plotë të gjithë intervistën me z. Krstic në videon e Syri.net./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco