Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

‘S’e lindi Akademia Albanologjinë, por e kundërta’, Fuga: Bashkimi me Akademinë e Shkencave, pas kërkesës së kryetarit

‘S’e lindi Akademia Albanologjinë, por e kundërta’, Fuga: Bashkimi me Akademinë e Shkencave, pas kërkesës së kryetarit

18:07, 02/06/2023
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me shkrirjen e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe përfshirjen e saj brenda Akademisë së Shkencave.

Fuga u shpreh se pavarësisht nga sa pretendohet, nuk ka qenë Akademia ajo që ka lindur Albanologjinë, por e kundërta.

Ai ka prekur edhe pjesën e buxhetit, për të cilën sqaroi se nuk është normale që alokimi të bëhet vertikalisht, nga qeveria nëpërmjet ministrive dhe Institucioneve, por me anë të projekteve.

Pjesë nga biseda në studio:

Artan Fuga: Argumentet për të shkrijë Qendrën Albanologjike kanë pasur këto 2-3 vite që ka nisur kjo ide dhe janë përpunuar argumentet. Dihet që Akademia e ka kërkuar para disa vitesh një gjë të tillë.

Ka qenë një strategji e kryesisë së Akademisë për ta përthithur.

Argumenti i parë ka qenë ta kthejmë Albanologjinë në origjinë. Argumenti im është të mos sakatojmë historinë.

Nuk ka qenë Akademia që ka lindur albanologjinë por është e kundërta. Albanalogjia edhe pas Luftës së Dytë Botërore është zhvilluar jashtë Akademisë.

Logjika që të dyja janë bashkë nuk qëndron. Dua të sqaroj një gjë të një apo disa spekullantëve që pa njohur historinë e shkencës shqiptare sepse është jashtë tij, thotë që në 2008 isha unë që frymëzova heqjen e instituteve nga ASH.

Nuk ka lidhje fare.

Me letrën për Ramën i thoja që nëse duhen argumente të tjerë jam i gatshëm t’i jap.

Kërkova edhe një takim me kryeministrin.

Ideja ime është që Akademia me ligjin e përbërjen ë ka nuk plotëson detyrat për 3 detyra të mëdha. Fjalori i Enciklobedisë, Fjalori Gjuhësh Shqipe dhe Historia e Shqiptarëve.

Thuhet që ky bashkim behet të plotësohet kjo detyrë. Pra kam pasur të drejtë kur thoja nuk i plotëson dot detyrat.

Akademia nuk është institut shkencor, as departament, është shkencë mbi shkencën.

Ministrja Kushi theksoi se Akademia ishte e paakredituar e nuk mund të funksiononte si institucion i arsimit të lartë.

Fuga: Nga dita në ditë argumentet janë ndryshuar dhe nuk jam i bindur e nuk i quaj argumente bindëse. Ligj për Arsimin e lartë, fjala Akademi cilëson një institucion të arsimit të lartë, më pak i kompletuar se Universiteti.

Akademia e Studimeve Albanologjike me këtë ligj, nuk është fare institucion i arsimit të lartë.

Është një lojë termash që publiku nuk ka detyrë ta kuptojë.

Nëse Akademia nuk ka qenë e zonja të akreditojë një shkollë master ose doktorale, është një e metë e saj. Por ç’del nga kjo? Duhej shkarkuar Rektori, duhej vërejtje për pushim nga puna? Të rithemelohej edhe një herë kjo Akademi? Duheshin studime pse kjo Akademi që kishte ajkën e studimeve për shqiptarët, nuk arrinte ta bënte.

Me çfarë kompetence MA propozon dhe VKM atashon institucione kur Akademia Albanologjike nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

Pse ky vendim pas një viti?

Fuga: Ministria e Arsimit duhet të bënte një studim, sepse studimet e nivelit master në Universitete ka pësuar një bjerrje në shifra katastrofike, për të mos folur për nivelin e tyre. Duhet të përgatiteshin në fillim aktet ligjore e nënligjore, pastaj duhej një VKM.

Kryetari i Akademisë thoshte e vetmja gjë që ndryshon është që buxhetet nuk do merren nga Ministria por nga Akademia. Koncepti që paraja vjen nga lart poshtë, nga qeveria kalon në institute nëpërmjet Ministrisë apo akademisë nuk përputhet me bindjen time.

 

Buxhetet duhet të vijnë në bazë të projekteve, me konkurrim. Të shkojnë tek albanologjia dhe të hapen në të gjithë katedrat. Paraja publike duhet të administrohet jo me alokime burokratike si 40 vite më parë, por me konkurrim siç i ka Europa sot.

E dyta, nuk jam me atë që duhet një qendër koordinuese, nuk jam për strukturimin e institucioneve të kërkimit shkencor të koordninuar nga një qendër.

Bord Drejtorësh do të thotë që pushteti administrativ, ekzekutiv dhe shkencor të mblidhet në një dorë.

Pse zoti Rama mbështet atë që kërkon Gjinushi, ka ndryshuar edhe ligjet? Ka detyrime politike ndaj ti?

Jemi dakord që kanë ndryshuar ligjet në të mirë të karrierës së kryetarit? Ky bashkim u bë, zonja Kushi ka dërguar ekipe, por në origjinë ka qenë dëshirë e shprehur nga Akademia për të përthithur Akademinë Albanologjike. Kur ka një kërkesë dhe më pas gjen të meta të cilat thua nuk do rregullohen me asnjë masë, e bashkon me Akademinë e Shkencave që e ka kërkuar këtë gjë.

Nuk jam në gjendje të them pse Rama i miraton këto kërkesa. Prej vitesh i kërkoj një takim dhe nuk pranon të dëgjojë zëra të tjera.

Pse Gjinushi pohon faktin që jeni i vetëm në kërkesat tuaja?

Fuga: Jam i vetëm por kjo nuk është argument.

ASH nuk është as e kryesisë as e akademikëve, është e tërë komunitetit shkencor dhe intelektual. Të bëhen konsultime të hapura me komunitetin e të shohë nëse jam apo jo vetëm.

Unë kam shpallur dëshirën për të kandiduar dhe idenë do ta shpalos kur të vijë momenti. Do shpalos atë që duhet bërë, nuk luftoj për vota, por të shpall dëshirën për të kandiduar e për të shpalosur platformën alternative që është gjëja më normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco