Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

‘Marrëveshja e Ohrit, pika fillestare e konfliktit’/ Selimi: Serbia arriti të prishë Kosovën me perëndimin

16:47, 02/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ish-zv Minister i Jashtëm, Petrit Selimi ka folur për tensionet në Kosovë dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e konfliktit të veri.

Ish-ministri Selimi e ka vendosur theksin te pika fillestare e krizës, ku sipas tij është marrëveshja e Ohrit e cila u propozua nga Franca dhe Gjermania dhe u përqafua nga Amerika e cila u quajt e mirë edhe nga Kosova, mirëpo kjo marrëveshje nuk i mbuloi pikat e mundshme të konfliktit.

‘Serbia me një grumbull radikalësh arriti ta prishë Kosovën me perëndimin, por në shumë aspekte edhe mes shqiptarëve pasi gjuha e urrejtjes ka eskaluar në rrjetet sociale’, u shpreh Selimi.

Gjithashtu, sipas ish-ministrit të Jashtëm, tashmë fokusi duhet të jetë deeskalimi dhe kthimi në binar. 

Selimi: Dëshpërimi fillestar dhe pika fokale e krizës që patëm këtë javë del te Ohri. Një marrëveshje e cila që u propozua nga Franca dhe Gjermania dhe u përqafua nga Amerika e cila u quajt e mirë edhe nga Kosova për një njohje defacto, për njohjen e dokumentave, të pasaportave, të territorit, të kufijve, në këmbim për një dozë vetëmenaxhimi apo implementimi të marrëveshjeve të mëhershme.

Në Ohër eskaloi një dokument që thjesht nuk i mbuloi pikat e mundshme të stresit, pikat e mundshme të konfliktit.

Pika e parë që ishte e parashikueshme ishin zgjedhjet, pasi Kosova i kishte shtyrë një herë zgjedhjet dhe Ohri dështoi të krijonte mekanizmin dhe garacionin e pjesëmarrjes së qytetarëve serb në zgjedhje.

Mospjesmarrja solli kryetarët e komunave me disa qindra vota. Kjo solli nevojën për të filluar punën ata dhe besoj se Beogradi ishte shumë i përgatitur për të krijuar një granckë për Kosovën, një momentum i cili ishte i pafavorshëm i destabilizimit.

Dokumenti i pretenduar nga BE duhet të ishte i mbyllur pas 2 apo 3 muajsh i prezantuar.

Serbia me një grumbull radikalësh arriti ta prishë Kosovën me perëndimin, por në shumë aspekte edhe mes shqiptarëve pasi gjuha e urrejtjes ka eskaluar në rrjetet sociale.

Tashmë fokusi duhet të jetë deeskalimi dhe kthimi në binar. Do të arrijmë ta krijojmë një mundësi të kthimit të diskursit dhe normaliteti drejt interesave reale të Kosovës, integrimi në NATO, integrimi në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco