‘Kryetarët e Vorës dhe Krujës në SPAK’/ Noka: Përdorën fondet e tërmetit dhe ndihmën ekonomike në fushatë

11:34, 02/06/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka dalë nga SPAK, ku ka hedhur dritë mbi qëllimin e pranisë së tij në këtë institucion të drejtësisë së re.

Para mediave, Noka tregoi se PD ka kallëzuar në SPAK kryetarët e bashkive të Vorës dhe Krujës, të cilët kanë përdorur fondet e tërmetit edhe në këtë fushatë elektorale, si dhe ka abuzuar me fondet e ndihmës ekonomike duke paguar në fushatë në kundërshtim me ligjin dhe kodin zgjedhor.

Noka u shpreh se ka shumë kallëzime nga PD në SPAK dhe pret që ti shkohet deri në fund, pasi kjo është një mundësi që ky institucion të tregoj se nuk është në xhepat e regjimit.

Noka: Shifra të frikshme, njëherë 400 milionë dhe njëherë 186 milionë për landfillin, shifër që sipas informacioneve ka qënë e likuiduar nga bashkia dhe ka qënë në funksion të fushatës elektorale, antiligjore të kryetarit të bashkisë Krujë dhe Vorë, kanë përdorur fondet e tërmetit, se ky tërmeti është bërë legjendë më duket se 20 vite po të rrinë në pushtet këta do paguajnë para tërmeti. Abuzimin me fondet e ndihmës ekonomike duke paguar në fushatë në kundërshtim me ligjin dhe kodin zgjedhor por kanë përfshirë në fondet e ndihmës ekonomike persona që nuk u takojnë. Ne do të vazhdojmë përditë të denoncojmë farsën elektorale, blerjen dhe deformimin e vullnetit të shqiptarëve.

Janë shumë kallëzime. Më vjen keq që ju them se do më shihni shpesh në këto dyer. Unë detyrën si përfaqësues i PD-së ti qëndroj përballë këtij regjimi duke denoncuar çdo padrejtësi dhe batërdi që këta kanë bërë në këtë fushatë.

Për të gjitha çështjet që unë jam paraqitur në SPAK janë regjistruar, shpresoj ti shkohet deri në fund dhe të mos ketë urdhër politik për ti mbyllur.

Të gjitha këto denoncime në SPAK janë për vërtetuar që a janë në xhepat e qeverisë apo do të bëjnë përpjekje për të dalë nga sqetullat e regjimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Poshte Qeveria Kriminele02/06/2023 13:48

Keta jane kriminele...! Edi Rama mashtroi dhe me 5000 lekeshat per te verberit, pasi bashkeshortja ime nuk ka perfituar dhe pse trajtohet me kemp per verberine. Tani, keto para ose jane vjedhur nga bashkia kruje, ose eshte mashtrim i qeverise.

Shto koment

Denonco