Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kurti: Serbët i braktisën objektet komunale, sepse ata e dinë që nuk janë të tyre, janë të Republikës

Kurti: Serbët i braktisën objektet komunale, sepse ata e dinë që nuk janë të tyre, janë të Republikës

11:04, 02/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti në seancën parlamentare ku po debatohet për zhvillimet e fundit në veriun e vendit  tha se, zgjedhjet në tri komunat veriore duhet të mbaheshin, sepse sipas tij, njëherë u shtynë, nuk mund të shtyheshin sërish.

Tutje, Kurti tha se protestuesit serbë i kanë braktisur objektet komunale në veri, sepse ata e dinë që ato objekte nuk janë të tyre, por janë të Republikës së Kosovës.

“Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesa ndërtesat kanë qenë të zbrasta por të blinduara ata i kanë braktisë ndërtesat ata e dinë që nuk nuk janë të tyre janë të Republikës, por në momentin kur po hyjnë kryetarët ata po shkaktojnë pengesa pra ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ato ata i kanë braktisë ndërtesat “, tha Kurti.

Madje, ai tha se halli i tij kishte qenë te punëtorët serbë të administratës në komunë sesi ata do të reagonin kur brenda objektit do të futej kryetari i ri i komunës, por që siç tha ai, ndërtesat komunale veçse kishin qenë të braktisura, gjë që sipas tij, nënkupton se ata nuk i duan as ndërtesat zyrare.

“Unë kam pasë hall se kur të vie puna që të hyjë kryetari në komunë se cka do të bëjnë serbët që janë adminsitratë brenda pro ata i kishin braktisë ndërtesat ndërtesat kanë qenë të zbrasta por natyrisht që aty jini kryetari i komunës o kush tjetër. Strukturat paralele  nuk i duan  as ndërtesat zyrtare”, shtoi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco