Dardan Molliqaj: Jam pro ndryshimit të kufinjve. Serbët e Veriut të bëjnë referendum për vetëvendosje

22:07, 01/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ishte, Dardan Molliqaj, kreu i Partisë Socialdemokrate te Kosovës.

Molliqaj është shprehur se "ajo që ne prezantojmë si një ide për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë është ri-përcaktimi i kufinjve si një zgjidhje më e mirë dhe më e qëndrueshme".

"Nuk duhet në asnjë rrethana që të prishim marrëdhëniet me SHBA dhe Kurti duhet që t'i rikthehet qytetarëve për një mendim, se përballë kemi disa opsione dhe cilën duhet të zgjedhim për të vazhduar përpara. Shumë e rëndësishme që në dialog të përmbysim tezën, para se të flasim për sasinë e kompromisit dhe rezultatet që nxjerrim nga ajo .

Kritika jonë ndaj marrëveshjes që Kurti i ka pranuar në Ohër është në dy drejtime sepse marrëveshja është koncesion i dëmshëm sepse Serbia instrumentalizon politikën serbe në Kosovë dhe më e rëndësishmja është se kjo nuk na zgjidh marrëveshjen.

 Ne jemi për ri-përcaktimin e kufijve si zgjidhje më e mire më e drejtë dhe më e qëndrueshme që siguron një paqe afatgjatë për Kosovën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ky02/06/2023 09:09

është një hajvan, e si ky kemi shum

Shto koment

Denonco