Mustafi: Lugina e Preshevës duhet të ishte pjesë e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës

20:17, 01/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV me moderatoren Sonila Meço ishte kreu i këshillit kombëtar i komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi.

Mustafi është shprehur se trajtimi i të drejtave të serbve në veriun e Kosovës dhe menjanimi të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i drejtë.

"Gjithçka qe ndodh dhe zhvillohet në Kosovë reflektohet në Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës në kufirin me Kosovën ka të vendosur 48 minibaza ku 20 minibaza të njësitit  antiterrorist dhe 20 baza të tjera të ushtrisë së rregullt ndërsa në anën tjetër në Nish është vendosur qendra humanitare e Rusis që supozohet të jetë një qendër e inteligjencës

Në këtë mënyrë Lugina e Preshevës është në një sanduich të përbërë nga forcat jo dashamirëse ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kur shohim situatën në veri të Kosovës aq dhe më tepër që shqiptarët e Luginës kanë kërkuar që të gëzojnë të drejtë në reciprocitet në të drejtat që i akordohen komunitete serb në Kosovë dhe është shqetësuese dhe ngrin nivelin e vigjilencës në një formë dhe të frikës.

Së fundmi në ambasadën amerikane kemi takuar senatorin Piters që është kryetari i komuniteti të sigurisë kombëtare dhe çështjeve të qeverisë që kemi biseduar temat e sigurisë në Luginën e Preshevës.

Në organet ligjzbatuese si në gjykatë jemi të përfaqësuar në nivelin 2.7% ndërsa prokurorë nuk kemi asnjë nga komuniteti shqiptar i Luginës së Preshevës. Sa i përket çështjes së sigurisë, Daniel Server një ekspert i mirënjohur që i ka nxjerrë këtë të dhëna dhe i ka publikuar në institutin e tij ka paraqitur gjendjen e vështire të komunitetit shqiptar sa i përket kontekstit të sigurisë. Veriu i Mitrovicës merr vëmendje pasi është  pjese e dialogut për të cilën shqiptarët e Luginës kano kërkuar që të jenë pjesë e kësaj marrëveshje sepse Serbia kërkon që pakica serbe të jetë pjesë e diskutimit ndërsa komuniteti shqiptar i Luginës të mos gëzojë këta të drejta."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco