SYRI TV/ Parqet Arkeologjike, Neritan Ceka ngre alarmin: Klandestinët po gërmojnë në monumente

11:08, 31/05/2023
A+ Aa A-

Një nga shqetësimet që prek arkeologjinë janë gërmimet e jashtëligjshme, për të cilat arkeologu Neritan Ceka thotë se duhet të bien kambanat e alarmit. Për Syri TV, Ceka u shpreh se Durrësi është i rrezikuar nga agresioni i betonit, ndërsa te ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë po punime pa gërmime arkeologjike. Arkeologu tha gjithashtu se Parku i Bylisit, ndryshe nga projekti për menaxhimin e Butrinit, do të ketë administrim shtetëror

SYRI TV

Procesi i gërmimeve në parqet arkeologjike është kthyer në një problem të qenësishëm për pasurinë e çmuar, që gjendet në site. Në një intervistë për Syri TV, arkeologu Neritan Ceka thotë se në terren mungojnë grupet e specializuara të ekspertëve.

Sipas arkeologut, kambanat e alarmit duhet të bien për monumentet e rrezikuara, para se dëmet të jenë të pariparueshme, ndërsa Ministria e Kulturës duhet të shkojë përtej propagandës së prezantimit të tyre, në një kohë kur 90% e aseteve arkeologjike po rrënohet.

Ndryshe nga Butrinti, i cili është në menaxhim nga privati për Parkun e Bylisit do të ketë administrim shtetëror.

Neritan Ceka thekson domosdoshmërinë e ruajtjes së monumenteve e siteve arkeologjike, si vlerë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana31/05/2023 11:43

Bjeri , bjeri o neritan , se i bi bukur ; kur ishte per t'i ra tamam , bojshe sikur dijshe me i ra., por .. tani " e ka marre ferra uraten " thote populli ....???!!!

Shto koment

Denonco