Burg pse kanosi Ramën pasi i shembi shtëpinë/ Paloka: Do dënoheni edhe nëse e shihni palloshin

Burg pse kanosi Ramën pasi i shembi shtëpinë/ Paloka: Do dënoheni edhe nëse e shihni palloshin

10:48, 31/05/2023
A+ Aa A-

Një qytetar, i cili akuzohet se kërcënoi kryeministrin Edi Rama u gjet fajtor nga Gjykata e Tiranës.

Ivzi Hoxha, 62 vjeç, u dënua me një vit burgim për veprën e kanosjes për shkak të detyrës. Gjyqtari i çështjes, Kujtim Vraniçi deklaroi se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj Hoxhës ulet me një të tretën dhe në përfundim, i dyshuari duhet të vuajë tetë muaj heqje lirie. “Kërkoj mëshirë nga gjykata”, tha i pandehuri dhe “ndihem i penduar”.

Por prokurori i çështjes theksoi se në fillim të këtij viti, i dyshuari gjatë një transmetimi direkt në televizionin “Ora Neës” kërcënoi publikisht kryeministrin dhe të birin. Menjëherë pas kësaj, Hoxha u shoqërua në komisariat ku dhe u arrestua.

Ai tha se ishte i stresuar për konfliktet e pronësisë me bashkinë që do të investonte pallate në tokën e tij për të dëmtuarit nga tërmeti. Por, Prokuroria e Tiranës këmbëngul se kanosja e kryeministrit ishte reale jo vetëm nga përmbajtja e fjalive, por nga urrejtja e shfaqur në këtë transmetim.

Si rast analog, prokuroria ka sjellë rastin e kryeministres së Italisë Georgia Meloni, e cila u kërcënua përmes Tëitter dhe për këtë autoritetet arrestuan autorin, raporton TCH.

Kujtojmë se gjatë transmetimit live, Ivzi Hoxha është shprehur me fjalë kërcënuese ndaj djalit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e 5 Majit, për shkak të projektit të ndërtimit të banesave sociale.

Pas këtij lajmi reagoi edhe deputeti demokrat, Edi paloka.

“Pak nga pak…

Nuk keni parë asgjë akoma. Do fillojnë gjykatat “e pavarura” të dënojnë edhe po e patë me inat palloshin.

Kërceni tallava deri sa të vijë te dera juaj,” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco