Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dhuna ndaj KFOR-it në Veri, zyrtari i rëndësishëm i BE-së mbërrin në Kosovë

Dhuna ndaj KFOR-it në Veri, zyrtari i rëndësishëm i BE-së mbërrin në Kosovë

12:06, 30/05/2023
A+ Aa A-

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, ka mbërritur këtë të martë në Kosovë. Shkak për vizitën e tij ëshë bërë përshkallëzimi i situatës në Veri, ku pjesëtarët e KFOR-it janë goditur nga huliganët serbë.

Fries pritet të takohet me liderët institucionalë në Prishtinë për të diskutuar në lidhje me zhvillimet politike dhe çështjen e sigurisë.

Paraprakisht ai u takua me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ndër të tjerash diskutuan për agjendën e sigurisë evropiane.

“Me kënaqësi e mirëpres zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries,  për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Szunyogut në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco