Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Hashim Thaçi ‘del’ nga burgu për të vizituar nënën

Hashim Thaçi ‘del’ nga burgu për të vizituar nënën

16:20, 29/05/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjendet këtë të hënë në Kosovë. Sipas mediave arsyeja që ish-presidenti ka lënë ambientet e qelisë në Hagë është marrja e lejes për të vizituar nënën e tij e cila ka shfaqur probleme shëndetësore së fundmi.

I shoqëruar nën masa të rrepta sugurie, Thaçi ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së ëmës.

Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar të takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes, shkruan KlanKosova.

Nëna e ish-presidentit ka pasur në trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë tashmë ndodhet në banesën e saj ku po vijon marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor.

Vizita e Thaçit është vetëm një ditë dhe ai pritet të kthehet sërish në qelitë e paraburgimit në Hagë gjatë pasdites.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco