Luan Përzhita në ‘Kafe Shqeto’: Albanologjia është një mision

12:29, 29/05/2023
A+ Aa A-

Rektori i Akademisë së studimeve Albanalogjike, Luan Perzhita ka qenë i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV.

Duke shpjeguar situatën në të cilën ndodhet institucioni ku ka 41 vjet që kontribuon pas vendimit të Ramës për ta shkrirë, ai tha: Unë kam filluar punë në këtë profesion që në vitin 1982.

Po bëj 41 vite punë këtu, sistematike. Pothuajse e gjithë jeta ime është e lidhur në këtë profesion. Unë jam arkeolog dhe natyrisht që ka qene një nga gjerat më të mira që në kemi përjetuar kur u hapën kufijtë dhe ne se albanologë dhe arkeologë arritëm të shikonim me sytë tanë të gjithë trojet shqiptare për të cilat vazhdimisht kishim ëndërruar që të bënim studime mbarëshqiptare dhe gjithë përfshirëse.

Unë mendoj se albanologjia është një mision  shumë i rëndësishëm që ka të bëjë më kombin shqiptar dhe që është një mision që ne e kemi trashëgim nga Mithat Frashëri i cili shkriu të gjithë pasurinë e tij për të krijuar para shumë vitesh dekadash se po afrohet 100 vjetori i Institutit të Albanologjisë në Shqipëri, i cili dha jo vetem kontribut financiar por edhe gjithë bibliotekën e tij personale të trashëguar nga familja Frashri.

Ashtë një mision që të vë para përgjegjësisë është një mision i cli kërkon patjetër që të jesh një person që ta vlerësosh ashti siç duhet dhe ashtu siç është në të vërtetë historia e kombit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco