SYRI TV/ Rama vijon me turin e falenderimeve: Patronazhistët dhe aktivistët mundësuan fitoren

14:51, 28/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, në vijim të turit të falenderimeve, u ndal në Gjirokastër nga ku theksoi se fitorja e kandidatëve socialistë në 14 maj u arrit falë patronazhistëve dhe aktivistëve. Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi që disa drejtues institucionesh nuk kanë në fokus qytetarët, ndërsa u shpreh se ekipi i tij parashikoi edhe raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Nga SYRI TV

Në vijim të turit të  falenderimeve, kreu i qeverisë Edi Rama u ndal në Gjirokastër, ku gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste  u shpreh se rezultati i 14 majit u arrit falë patronazhistëve dhe aktivistëve të partisë së tij.

Edi Rama pranoi që zyrtarët e emëruar prej tij nuk kanë në fokus qytetarin.

Rama u mburr me aftësitë e tij parashikuese për rezultatin e zgjedhjeve por shkoi edhe më tej duke thënë se ekipi i tij kishte parashikuar edhe raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco