SYRI TV/ Dokumentari 'Fraktura' i Lubonjës dhe Isufit, histori dhe dëshmi tronditëse nga burgu i Spaçit

14:31, 28/05/2023
A+ Aa A-

Dokumentari “Fraktura” me autor ish-të burgosurin politik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi në kuadër të  vjetorit të revoltës së Spaçit synon të sjellë historitë dhe vuajtjet në këtë kamp. Sipas Lubonjës dhe Isufit, Spaçi është emblemë e asaj mizorie dhe si e tillë shoqëria e sotme ka për detyrë të angazhohet mbi të ardhmen e këtij siti duke synuar muzealizimin e tij.

Nga SYRI TV

Historia dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, janë risjellë sërish në vëmendje kësaj here përmes një dokumentari ë titulluar "Fraktura", më autor ish-të burgosurin politik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi.

Sipas Fatos Lubonjës, Spaçi është emblemë e asaj mizorie dhe si e tillë shoqëria e sotme ka për detyrë të angazhohet mbi të ardhmen e këtij siti duke synuar muzealizimin e tij.

Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe artisti Ardian Isufi, sipas të cilit duhet parë nga e shkuara për të ndërtuar të ardhmen

Pak ditë më parë në Spaç të Mirditës u përkujtua edhe 50-vjetori i revoltës së burgosurve politike, e cila u shtyp dhunshëm nga regjimi, duke pushkatuar udhëheqësin e revoltës mirditorin Pal Zefi dhe të burgosurit Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj. Në këtë revoltë u ngrit për herë të parë nga Gjet Kadeli edhe flamurin kombëtar pa yll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco